Presidenti i pezulluar i FIFA-s Sepp Blatter dhe kreu i pezulluar i UEFA-s Michel Platini, humbën apelin që kishin kërkuar kundër ndalimeve prej nga 90 ditësh vendosur nga komiteti i etikës i organizatës botërore të futbollit, tha sot FIFA.
Ndalimi i përkohshëm nuk e lejon Platininë që të punojë si President i UEFA-s dhe e bëri të pamundur kandidaturën e tij për zgjedhjet e FIFA-s më 26 shkurt. Edhe Blatter nuk lejohet të kryejë funksionet si president i FIFA-s pas 17 vjetësh në detyrë.
Avokatët e Platinisë kritikuan me shpejtësi hetimin që e quajtën “jashtëzakonisht të njëanshëm, të padrejtë dhe të paragjykuar” dhe thanë se do ta apelojnë ndalimin 90 ditësh në Gjykatën e Arbitrazhit të Sportit.
Blatter dhe Platini u pezualluan muajin e kaluar, të përfshirë në një skandal të gjerë korrupsioni në futboll.