Lidhje

Selami: Udhëheqja e re e PD më ka zhgënjyer


Deputeti i Partisë Demokratike të opozitës, Eduard Selami, një nga pjesmarrësit aktivë të lëvizjes studentore 25 vjet më parë, kritikoi ashpër udhëheqjen e partisë së tij.

Në një intervistë në studion e Zërit të Amerikës, deputeti tha se udhëheqja e opozitës së sotme nuk ngjall shpresë dhe besim.

“Udhëheqja e re e Partisë Demokratike, më ka zhgënjyer mua dhe pjesën më të madhe të partisë që duan ta shikojnë edhe një herë PD-në si parti e shpresës për shqiptarët,” - tha zoti Selami.

Bisedë me deputetin Eduart Selami
please wait

No media source currently available

0:00 0:09:09 0:00

Ne, - tha ai, - kishim një shpresë që përballë kësaj qeverisjeje të keqe Rama-Meta, nga më të këqiat që ka patur vendi, të dilnim me një drejtim tjetër dhe kjo nuk po arrihet.

Zoti Selami tha se partitë politike në Shqipëri janë kthyer në prona personale të drejtuesve të tyre, që nga vendimmarrja e deri te përzgjedhja e politikave. Ky, - tha ai, - është një problem në të gjitha krahët dhe po vjen duke u përkeqësuar.

Deputeti tha se hapat e bëra në drejtim të dekriminalizimit të parlamentit janë shumë pak, shumë vonë dhe nuk janë të thelluara.

Ai tha se demokracia në Shqipëri është anemike dhe shumica e shqiptarëve mezi presin të largohen nga vendi, duke mos e parë të ardhmen e tyre atje.

Elita politike, tha ish-udhëheqësi i Partisë Demokratike, duhet të kuptojë se është aty në radhë të parë për qytetarët, por ajo e ka shpërduar në këto 25 vjen ëndrrën e shqiptarëve.

XS
SM
MD
LG