Lidhje

Pasojat e ngrohjes globale në Alaskë


The island village of Kivalina, an Alaska Native community of 400 people the White House chose to highlight as a community at risk from rising sea levels, can be seen from Air Force One as U.S. President Barack Obama flies to Kotzebue, Alaska Sept. 2, 201
The island village of Kivalina, an Alaska Native community of 400 people the White House chose to highlight as a community at risk from rising sea levels, can be seen from Air Force One as U.S. President Barack Obama flies to Kotzebue, Alaska Sept. 2, 201

Njerëzit në Alaskë kanë filluar tashmë të ndjejnë pasojat e ndryshimeve të klimës. Rreth 80 për qind e këtij shteti është e mbuluar me një shtresë dheu që mbetet e ngrirë gjatë gjithë vitit, por ajo është tani duke shkrirë.

Është një ditë e shkëlqyer dimri në Fairbanks. Por Alaska është duke përjetuar ndryshime të klimës. Temperaturat mesatare në Arktikun e Alaskës janë dyfishuar krahasuar me pjesën tjetër të botës, sipas një raporti të kohëve të fundit të Shërbimit Kombëtar të Parqeve.

Shtresa e akullit të ngrirë nën sipërfaqe, është duke shkrirë dhe po shkakton fundosjen e tubacioneve dhe rrugëve, krahas me erozionin e shpejtë të tokës.

Kjo për arsye se dheu i ngrirë për një kohë të gjatë ka struktura jo uniforme në disa zona që kanë më tepër akull se sa dhe të ngrirë apo gurë.

Kur akulli shkrihet, ai krijon vakuum në tokë, që mund të sjellë pasoja katastrofike për rrugët, apo themelet e ndërtesave.

Disa zona të shtresës së ngrirë nëntokësore shkrijnë dhe ringrijnë përsëri në një cikël vjetor që shkakton tërheqje dhe përkulje, duke deformuar dhe plasaritur sipërfaqen sipër saj.

Profesorët e inxhinierisë në Universitetin e Alaskës në Fairbanks e ndihmuan departamentin e transportit të shtetit që të projektojë një rrugë të re pranë kampusit universitar, që do të minimizonte pasojat e shkrirjes së permafrostit.

Doug Goering është profesor i Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Alaskës

"Ka shumë pak metoda që ndihmojnë për të ruajtur shtresën e ngrirë nën rrugë. Janë sisteme që janë krijuar fillimisht në Alaskë rreth 15-20 vite të shkuara.”

Thellë nën tokë, një tunel i ndërtuar në periudhën e Luftës së Ftohtë, në vitet 1960 nga ushtria amerikane, sot po i ndihmon shkencëtarët të kuptojnë më mirë ndryshimet klimatike.

Objekti kërkimor dhe laboratori inxhinierik për rajonet e ftohta në periferi të qytetit Fairbanks, ka studjuar të kaluarën e ngrirë të rajonit.

Tuneli i ndërtuar këtu i lejon studjuesit të shohin nga afër formimin e shtresës së ngrirë nën tokë, thotë Art Gelvin, teknik në Laboratorin e Kërkimeve Inxhinierike për rajonet e ftohta:

Art Gelvin, Laboratori i Kërkimeve Inxhinierike

"Tuneli të krijon një ide se si ka qenë mjedisi 40 mijë vjet më parë, gjatë periudhës së fundit të akullnajave.”

Përveç kësaj, tuneli ka ndihmua në zbulimin edhe të objekteve të tjera, si kocka të ngrira të bizonëve dhe kafshëve të tjera, apo bar të fosilizuar, që rritej rreth 20 mijë vjet më parë.

Objekti është në pronësi të ushtrisë.

Në vitin 2012 Programi i OKB-së për Mjedisin publikoi një raport ku paralajmëronte se një rritje e temperaturës globale me 3 gradë Celsius, do të thotë një rritje prej 6 gradësh Celsius në Arktik dhe kjo do të sillte humbjen me 30-85 për qind të shtresës së ngrirë nën sipërfaqe.

Qendra kërkimore e Fairbanksit po i ndihmon zyrtarët federalë dhe ata shtetërorë të gjejnë mënyra për ngritjen e strukturave, të cilat do të mund t’i mbijetojnë ngrohjes globale.

Ata kanë ndërtuar në Alaskë dy shtëpi mbi shtresën e ngrirë në kampusin e Universitetit të Alaskës, secila prej tyre me themele dhe sisteme ftohjeje të ndryshme.

Qeveria amerikane vlerëson se rreth 100,000 banorë të Alaskës jetojnë në zona që preken drejtpërdrejt nga shkrirja e kësaj shtrese.

XS
SM
MD
LG