Lidhje

Turizmi i huaj në Kubë dhe ekonomia


American tourists look around during a tour at old Havana, Cuba December 14, 2015.
American tourists look around during a tour at old Havana, Cuba December 14, 2015.

Në Kubë, hotelet dhe bizneset e tjera të lidhura ngushtë me turizmin e kanë mirëpritur marrëveshjen mes vendit të tyre dhe Shteteve të Bashkuara për të lejuar deri në 110 fluturime të rregullta në ditë mes dy vendeve. Bumi i sektorit të turizmit do t’i japë hov ekonomisë vendase, por pritet gjithashtu të mbingarkojë infrastrukturën e vjetër dhe modeste të turizmit në vend:

Kuba po mbytet nga turistët. Sipas Ministrisë së Turizmit, mbi 3 milionë vizitorë shkuan në këtë ishull të vogël të Karaibeve vjet dhe ky numër pritet të rritet. Numrin më të madh të turistëve e përbëjnë kanadezët, pasuar nga anglezët, italianët dhe spanjollët. Por tani Kuba po përgatitet për dyndjen e amerikanëve.

Efekti ka filluar të ndjehet me shtimin e numrit të amerikanëve dhe turistëve të tjerë që muajt e fundit kanë rënduar së tepërmi infrastrukturën e turizmit në vend.

Fidel Francisco Miret, është pronar i një hoteli privat në pjesën e vjetër të Havanës.

"Kam filluar të përgatitem për një turizëm të ri. Me hapjen e dyerve po vijmë shumë turistë dhe shpesh nuk kanë vend të rrinë. Po përgatitemi për turizmin nga Shtetet e Bashkuara”, thotë ai.

Hoteli i tij ka dhoma të reja dhe të rregullta, pas modifikimeve që Fidel Francisco i ka bërë ndërtesës.

Një ndër pamjet simbolike të Kubës janë makinat klasike të viteve 1950 që ende lëvizin rrugëve. Fillimisht ato u mbajtën në përdorim, pasi Kuba komuniste nuk mund të importonte makina të reja si rezultat i embargos amerikane. Por tani ato janë bërë një tërheqje për turistët e huaj.

Mario Reyes de la Rosa punon shofer taksie me një makinë klasike:

''Nëse flasim për amerikanët, ka shumë vizitorë nga Shtetet e Bashkuara dhe ata i pëlqejnë makinat klasike. Po përpiqemi t’i mbajmë mirë, kjo i shërben edhe vendit”, thotë Mario,

Kuba shpreson se bumi në sektorin e turizmit do të sjellë vende të reja pune dhe shtim të ardhurash për ekonominë e vendit. Për shumë kubanë, turizmi është mënyra për të hapur një biznes të vogël privat. Ata shpresojnë se turistët do të tërhiqen nga eksperienca unike që ofrojnë hotelet e vogla.

Fidel Francisco Miret thotë:

"Kam pritur turistë që më parë kishin qenë tek Hoteli Kombëtar. Nuk kanë të krahasuar dhomat e tyre me tonat. Në Hotelin Kombëtar kanë gjëra të vjetra, ndërsa këtu turistët rrinë me vendasit”.

Autoritetet kubane shprehin bindjen se vendi është i përgatitur për të pritur të paktën 1 milionë amerikanë në vit që parashikohet të dynden drejt këtij vendi-ishull kur të hiqet embargoja nga Kongresi.

Bobby Carter, turist nga Misisipi thotë se shtimi i turizmit po jep ndikim pozitiv për popullsinë lokale.

"Turizmi sjell shumë para, shumë fonde për zonën. Banorët vendas që kanë dyqane bëjnë para dhe i kanë punët mirë”, thotë ai

Edhe biznese të tjera lokale presin të përfitojnë. Jose Antonio Gonzales Gonzales është argjendar:Jose Antonio Gonzalez Gonzalez, argjendar, thotë:

"Është e logjikshme që hapja e vendit për turizmin sjell përmirësim të cilësisë së jetesës."

Por kjo mirëqënie në rritje nuk ka ndikuar tek përmirësimi i gjendjes së punonjësve qeveritarë, që vazhdojnë të jetojnë me rrogat e ulëta të qeverisë. Ata shprehin padurim dhe pakënaqësi me situatën.

Megjithëse situata shfaq ndryshime, do të duhet kohë që problemet të sheshohen plotësisht. Shumë udhëtarë amerikanë ende shoqërohen nga agjentë qeveritarë gjatë turneve turistike në grup. Tragetet, të cilat ende nuk kanë korridore të caktuara për lëvizjen në ujërat territoriale të Kubës, vazhdojnë negociatat me autoritetet kubane për të finalizuar koordinatat. Ndërkohë, shërbimi për klientin shpesh lë shumë për të dëshiruar.

XS
SM
MD
LG