Lidhje

Arrestohen për terrorizëm dy refugjatë nga Iraku


Dy refugjatë nga Iraku u arrestuan nën akuza të lidhura me terrorizmin nga autoritetet federale amerikane, duke ringjallur kritikat për një plan të Shtëpisë së Bardhë për të pranuar mijëra refugjatë nga zona të përfshira nga lufta në Lindjen e Mesme.

Të dy personat ishin palestinezë nga Iraku që kanë qenë në Shtetet e Bashkuara prej disa vjetësh, sipas zyrtarëve amerikanë. Ata mund të kenë hyrë në kontakt me njëri-tjetrin, por nuk duket të kenë qenë duke planifikuar sulme në Shtetet e Bashkuara, thanë zyrtarët.

Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, 23 vjeçari Aws Mohammed Younis Al-Jayab u arrestua dje në Sacramento të Kalifornisë, ku ishte akuzuar për deklarata të rreme lidhur me terrorizëm ndërkombëtar.

Al-Jayab erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Siria si refugjat në vitin 2012. Ai akuzohet se ka gënjyer autoritetet për udhëtimet në Siri, kur sipas postimeve në median sociale, ai ka luftuar në radhët e grupeve ekstremiste, përfshirë Ansar al-Islamin.

24 vjeçari Omar Faraj Saeed Al-Hardan u arrestua në Houston të Teksasit. Ai akuzohet se ishte përpjekur të jepte mbështetje materiale, përfshirë “stërvitje, ekspertizë dhe ndihmë” për grupin Shteti Islamik, sipas akt-padisë federale.

Al-Hardani, që hyri në Shtetet e Bashkuara si refugjat në vitin 2009 dhe më pas u bë banor i përhershëm, akuzohet gjithashtu se u ka dhënë deklarata të rreme zyrtarëve të imigracionit për lidhjet e tij me grupe terroriste.

XS
SM
MD
LG