Lidhje

Zbulohen shenjat e gishtave të të kërkuarit për sulmet e Parisit


Brussels police
Brussels police

Policia belge njoftoi sot se kanë zbuluar shenjat e gishtave të një të kërkuari të dyshuar për sulmet e Parisit në nëntor. Zbulimi u bë gjatë bastisjes së një apartamenti në Bruksel muajin e kaluar. Zyra e prokurorit federal belg tha se hetuesit gjetën shenjat e gishtave të Saleh Abdeslam-it dhe tre breza të punuar me dorë që mund të ishin përdorur për sulme vetë-vrasëse.

Zyra e prokurorit belg bëri me dije se hetuesit kishin gjetur gjurmë të lëndëve shpërthyese në apartamentin ku u zbuluan edhe shenjat e gishtave të të dyshuarit në kërkim.

Ata thonë se nuk e kishin të qartë se kur Abdeslam kishte qënë në apartament dhe po ashtu nuk sqaruan se pse zyrtarët kishin pritur një muaj për të publikuar provat.

Përmes një deklerate, zyra e prokurorit vinte në dukje se apartamenti që ishte bastisur më 10 dhjetor, ishte marrë me qera nën një identitet të falsifikuar dhe se mund të ishte përdorur nga një prej 10 të arrestuarve në Belgjikë lidhur me sulmet e Parisit.

Prokurorët thonë se Abdeslam mund të ishte fshehur në apartament pas sulmeve, ose apartamenti mund të ishte përdorur për të ndërtuar mjetet shpërthyese.

Policia ka qënë në kërkim të të dyshuarit Abdeslam që nga sulmet që lanë të vrarë 130 njerëz. Hetuesit thonë se miqtë e të dyshuarit e transportuan atë me makinë nga Parisi deri në Bruksel, duke kaluar tre postoblloqe policie pa u zbuluar. Një prej të dyshuarve, ka thënë se ai e çoi me makinë Abdeslmin deri në lagjen Schaerbeek të Brukselit, të nesërmen e sulmeve.

Presidenti francez Francois Hollande njoftoi të enjten se punonjësit e policisë tani do të lejohet të mbajnë armët edhe pas orarit të punës ndërsa premtoi të shtonte rradhët e forcave të sigurisë me 5 mijë punonjës.

XS
SM
MD
LG