Lidhje

Kerry dhe Lavrov do të takohen në Zyrih


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry kanë rënë dakord të takohen të mërkurën në Zyrih për bisedime mbi Sirinë dhe Ukrainën.

Ministria e jashtme ruse tha se ata ranë dakord të takohen pas një bisede telefonike.

Ministria tha se Z. Kerry dhe Z. Lavrov biseduan në bazë të udhëzimeve të presidentëve të tyre, pas një telefonate që Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti amerikan Barack Obama patën të mërkurën rreth krizës në Siri dhe Ukrainë.

Bisedimet shumëpalëshe që duhet të fillonin më 25 janar në Gjenevë u vunë në dyshim për shkak të një grindjeje diplomatike mes Arabisë Saudite dhe Iranit pas ekzekutimit nga Rijadi të një kleriku shiit saudit. Ekzekutimi bëri që ambasada saudite në Teheran të sulmohej nga një turmë e zemëruar.

Rijadi dhe vendet e Gjirit akuzuan më pas Iranin se po nxit përçarje me anë të popullsive shiite në vendet e tyre.

XS
SM
MD
LG