Në Kosovë, presidentja Atifete Jahjaga pret të takojë të hënën udhëheqësit e partive politike për të diskutuar rrugët e zgjidhjes së krizës politike që vlerësohet si më e rënda që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Kriza politike pasoi marrëveshjen për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe atë për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Besim Abazi.