Lidhje

Studentët shurdhë-memecë të Universitetit Gallaudet


Gallaudet University: A Worldwide Draw for Deaf Students
Gallaudet University: A Worldwide Draw for Deaf Students

Për studentët shurdhë-memecë studimi në një vend tjetër dhe në një gjuhë tjetër mund të jetë i vështirë. Por, në Universitetin Gallaudet në Uashington, i vetmi universitet në botë i projektuar posaçërisht për edukimin e shurdhë-memecëve, studentët e huaj i përballojnë mirë sfidat e tyre. Korrespondenët e Zërit të Amerikës Lin Yang dhe Joseph Mok sjellin hollësitë.

Profesorja Qi Wang përdor gjuhën amerikane të shenjave në klasën e saj të biznesit, për t’i ndarë studentët e saj në tre grupe për të studiuar konceptin e marketingut. Këtu, të gjithë përdorin gjuhën e shenjave, duke u krijuar studentëve mundësitë për një diskutim të plotë dhe pa vonesa në klasë, të cilat ndodhin në një univeristeti të rregullt ku përkthimi është i nevojshëm.

Por, studentët ndërkombëtarë si Shuxu Tian, e cila fillimisht nuk e dinte versionin amerikan të gjuhës së shenjave, së pari duhet të studiojnë versionin amerikan të gjuhës së shenjave. Tami Santimeyer, e cila punon në zyrën e pranimit të studentëve, thotë se njohja e versonit amerikan të gjuhës së shenjave nuk është kusht për pranim në Universitetin Gallaudet.

"Ne nuk i penalizojmë studentët që nuk e dinë versionin amerikan të gjuhës së shenjave. Ata duhet ta dinë anglishten. Por, pasi të arrijnë këtu, ne i inkurajojmë ata që të ndjekin programin jump-start", thotë Tami Santimeyer.

Shuxu Tian thotë se i pëlqen procesi i mësimit të një gjuhe të re.
"Anglishtja është një gjuhë, nuk mund ta ndani gjuhën nga komunikimi, apo nga kultura. Nëpërmjet këtij procesi mësimor, kam bërë miq. Përmes miqve të shumtë unë kam arritur ta thellojë njohurinë time mbi kulturën amerikane", thotë studentja.

Tian, tani flet katër gjuhë, anglishten, kinezçen, versionin ndërkombëtar dhe atë amerikan të gjuhës së shenjave. Ajo po studion në degën e sigurisë së informacionit dhe është anëtare e ekipit të notarëve.

Verën e kaluar, për 12 javë ajo ishte praktikante në zyrat e kompanisë Mikrosoft në Siatëll, një mundësi që thotë se ishte një përvojë e mirë profesionale për të.

"Njerëzit mendojnë se unë mund të komunikojë vetëm përmes përkthyesit, por në qoftë se unë jam e gatshme të marrë iniciativën për të biseduar me njerëzit, disa prej tyre përgjigjen me gatishmëri. Nëse ju refuzoni të komunikoni me të tjerët, ata nuk do të inicojnë biseda me ju. Por nëse bëheni të hapur, ju mund të krijoni shumë miqësi dhe bëheni të guximshëm", thotë ajo.

Profesorja Qi Wang është e kënaqur me studenten Tian, e cila thotë se është studentja e saj të parë që ka punuar si praktikante në kompaninë Mikrosoft. Studentët e Universitetit Gallaudet, thotë ajo, zhvillojnë një cilësi shumë të rëndësishëm, vetëbesimin.

"Shumë shurdhë-memecë mendojnë se janë inferiorë ndaj të tjerëve, por këtu, studentët janë shumë krenarë për veten e tyre. Kjo është shumë e rëndësishme", thotë profesorja.

Dëshmi e vetbesimit të këtyre studentëve janë statistikat e fundit që tregojnë se më shumë se 95 përqind e studentëve të diplomuar në Universitetin Gallaudet janë të punësuar ose duke studiuar për master.

XS
SM
MD
LG