Lidhje

Sulme ajrore në Siri


Ndërsa shumë sirianë janë në një situatë relativisht të qetë e pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, kjo qetësi sot u prish në disa qytete të goditura nga sulmet ajrore, një ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për ndërprerjen e armiqësive. Një organizatë monitoruese me bazë në Britani tha se të paktën gjashtë fshatra ishin objekt i sulmeve ajrore, por ende është e paqartë nëse sulmet u kryen në zonat që ishin pjesë e marrëveshjes së armëpushimit.

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia që hyri në fuqi të shtunën filloi me disa incidente dhune, por i dërguari i OKB-së për Sirinë thotë se dita e parë e armëpushimit ishte "pozitive".

Staffan de Mistura, I dërguari i posaçëm OKB-së për Sirinë

"Ne do të verifikojmë mekanizmat tanë, por sidomos ato të amerikanëve dhe rusëve të cilët janë duke punuar në këtë çështje, në mëmyrë që ne jo vetëm t’i verifikojmë por edhe t’i kontrollojmë incidentet. Incidentet nuk janë një gjë e mirë. Por, ajo që na preokupon është shtimi ose përsëritja e tyre, dhe deri më tani, unë mendoj se ne i kontrollojmë mirë incidentet".

Ndërprerja e dhunës dje riktheu aktivitetin në një treg në qytetin verilindor të Al-Qamishit.

"Ne e mbështesim këtë armëpushim, shpresojmë se ai do të vazhdojë dhe paqja do të rivendoset në Siri dhe në mbarë rajonin. Ne jemi shumë të kënaqur me këtë armëpushim dhe duam që të gjitha palët ndërkombëtare të na ndihmojmë t'i japim fund kësaj krize", thotë Yaser Hassan, tregtar tekstilesh.

Por armëpushimi nuk vlen për Shtetin Islamik dhe grupet terroriste të Frontit Al-Nusra të lidhura me Al-Kaidën duke shkaktuar dyshime mbi arritjen e paqes afatgjatë në Siri.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama tha në fjalimin e tij të përjavshëm se territori i Shtetit Islamik në Siri është duke u zvogëluar. Ai tha se numri i luftëtarëve në fushën e betejës është duke u pakësuar dhe është bërë më e vështirë për xhihadistët që "të rekrutojnë dhe të plotësojnë radhët e tyre."

XS
SM
MD
LG