Lidhje

Terrorizmi i sponsorizuar nga Irani


Gjykata e Lartë amerikane tha sot se Irani duhet t’u paguajë gati 2 miliardë dollarë, nga pasuritë e tij të bllokuara, familjeve amerikane të njerëzve që kanë humbur jetën si pasojë e terrorizmit të sponsorizuar nga Teherani.

Në një vendim me 6 vota pro dhe 2 kundër, gjykata la të mërkurën në fuqi një ligj të vitit 2012 që ka të bëjë me shpërndarjen e fondeve. Ligji shpërblen të afërmit e 241 marinsave amerikane të vrarë në një sulm terrorist të vitit 1983 në Bejrut, të afërmit e19 trupave amerikane të vrarë në vitin 1996 në një shpërthim me kamion bombë në Kullat Khobar në Arabinë Saudite si dhe familjarëve të viktimave të disa sulmeve të tjera.

Banka Markazi e Iranit argumenton se miratimi i ligjit nga Kongresi që kërkon në mënyrë specifike dëmshpërblime për familjet e viktimave përbën ndërhyrje në gjykatat amerikane që po shqyrtonin tashmë pretendimet për dëmet.

Gjykatat amerikane kanë vendosur në favor të viktimave të terrorizmit të sponsorizuar nga Irani, por Teherani ka refuzuar të pranojë vendimin, duke i detyruar avokatët e viktimave të kërkojë për pasuritë iraniane në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG