Lidhje

Acarime në fushatën presidenciale


Donald Trump
Donald Trump

Disa persona u arrestuan të enjten në mbrëmje kur policia ndërhyri për të ndërprerë përleshjet mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të kandidatit republikan Donald Trump jashtë ambjentit ku ai po mbante një tubim në Kaliforninë e Jugut.

Një person në një makinë që dukej se po shqetësonte kalimtarët, i shpëtoi policëve që po përpiqeshin ta ndalnin para se t’i jepte me shpejtësi makinës.

Xhamat e një makine policie u thyen dhe disa persona u plagosën para se turma të vihej nën kontroll para amfiteatrit në Distriktin Orange.

Më herët të enjten, zoti Trump ndërmori një sulm me bazë gjinore ndaj rivales demokrate Hillary Clinton, duke thënë se nuk do të kishte asnjë shans nëse nuk do të lunate “kartën e të qenit grua”, me shpresën për t’u bërë e para presidente grua në Shtetet e Bashkuara.

“Hillaria mashtruese tha me forcë ‘nuk më pëlqen toni i Donald Trumpit’. Toni? Ajo bërtet gjithë natën, duke lexuar nga teleprompteri. A mban ajo ndonjë fjalim pa e lexuar? Ajo fitoi të marten dhe jam i kënaqur që fitoi sepse preferoj të fitoj ndaj saj më shumë sesa ndaj Bernie Sandersit”.

Anketat e fundit tregojnë se zonja Clinton ka një epërsi prej 9 pikësh në një garë hipotetike me zotin Trump në zgjedhjet kombëtare të nëntorit, për të zgjedhur pasuesin e Presidentit Obama të cilit i mbaron mandate në Janar.

\Gara tjetër e rëndësishme për të dy kandidatët është të marten, ku do të mbahen zgjedhjet brenda partive në shtetin qendror konservator të Indianës.

XS
SM
MD
LG