Lidhje

Vazhdojnë sulmet ajrore në Aleppo


An injured woman reacts at a site hit by airstrikes in the rebel held area of Old Aleppo, Syria, April 28, 2016.
An injured woman reacts at a site hit by airstrikes in the rebel held area of Old Aleppo, Syria, April 28, 2016.

Sipas njoftimit të zyrtarëve, sot në Siri kanë vazhduar sulmet ajrore në qytetin e dytë më të madh të vendit, Aleppo, ku u godit një klinikë, një ditë pas një tjetër sulmi, ku u shkatërrua një spital.

Klinika, e cila siguronte trajtime për pacientë me sëmundje kronike dhe shërbime dentare për rreth 5 vjet, u dëmtua rëndë. Mes të plagosurve ishte edhe një infermjere.

Mediat shtetërore njoftuan se rebelët kishin kryer sulm me bombë në një xhami të Aleppos, në lagjen Bab al-Faraj, duke vrarë të paktën 15 vetë dhe duke plagosur 30 të tjerë.

Lutjet e së premtes u pezulluan në xhamitë e qytetit që ndodhen në lagjet që janë nën kontrollin e rebelëve, nga frika e dhunës së mëtejshme.

Këtë javë në Aleppo janë vrarë të paktën 200 civilë, kur forcat rebele kryen sulme me raketë dhe me artileri në lagjet e kontrolluara nga qeveria, ndërsa regjimi i vazhdoi sulmet ajrore në rajonet që janë nën kontrollin e rebelëve.

XS
SM
MD
LG