Lidhje

Siri, sulme ajrore në Aleppo


Sot, rreth 30 goditje ajrore nga avionët dhe helikopterët luftarak të qeverisë siriane goditën zona të kontrolluara nga rebelët në qytetin verior Aleppo duke lënë të paktën pesë të vrarë.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, me qendër në Britani, afro 250 civilë kanë humbur jetën nga bormbardimet, zjarri i raketave dhe sulmet ajrore në qytetin e kontestuar që nga 22 prilli. Mes të vrarëve ishin edhe 50 njerëz në një spital të goditur nga një sulm ajror.

Shtimi i dhunës vjen ndërsa Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëroi se shtimi i luftimeve mund të çonte shumë njerëz pranë një katastrofe humanitare në Aleppo, qyteti më i madh i Sirisë dhe ish qendër tregtare.Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të shkojë në Gjenevë të dielën për bisedime rreth situatës në Siri. Departamenti i Shtetit tha përmes një deklerate shtypi të publikuar të shtunën se zoti Kerry do të diskutonte përpjekjet e vazhdueshme për të riafirmuar ndërprerjen e luftimeve në të gjithë vendin.

Aleppo u la jashtë armëpushimit të përkohëshëm të negociuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, që duket se po respektohet në provincën bregdetare Latakia, bastion i rëndësishme e regjimit, në Damask dhe bastionin e rebelëve Ghouta Lindore, para afatit të armëpushimit. Zyrtarët amerikanë thanë të premten se armëpushimi futet në fuqi në mesnatë sipas orës së Damaskut.

XS
SM
MD
LG