Lidhje

Vritet një ushtar amerikan në Irak


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, njoftoi të martën se një ushtarak amerikan u vra gjatë luftimeve në veri të Irakut. Një zyrtar i mbrojtjes i tha Zërit të Amerikës se ai ishte pjesëtar i forcave SEALS të marinës amerikane dhe se ishte vrarë nga zjarri i forcave të Shtetit Islamik, të cilat depërtuan në vijën e frontit të forcave peshmerga.

Sekretari i Shtypit i Pentagonit Peter Cook tha se ushtaraku amerikan ishte këshilltar i forcave peshmerga në veri të qytetit Mosul. Pasi u plagos nga zjarri i armëve të armikut, atë e evakuuan për mjekim, por më pas vdiq nga plagët e marra, tha një tjetër zyrtar i mbrojtjes.

Ky është ushtaraku i tretë amerikan që vritet gjatë luftimeve në Iraq, që kur koalicioni nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara filloi fushatën kundër Shtetit Islamik në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG