E premte, 24 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Arvizu takon Spahiun: Shmangni retorikat nacionaliste

x
Madhësia e gërmave - +
Armand Mero
 Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu u takua sot në Tiranë me kryetarin e partisë Aleanca Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu. Gjatë takimit, ambasadori Arvizu i bëri thirrje Aleancës Kuq e Zi, një forcë e re politike e cila ra shpejt në sy për deklaratat agresive, dhe veçanërisht për thirrjet për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, që platforma dhe programi i saj “të shmangë tundimin për të rrëshkitur drejt retorikës nacionaliste”. Sipas amabasadorit amerikan stabiliteti dhe moderacioni në rajon janë “jashtëzakonisht të rëndësishme” për Shtetet e Bashkuara. 

Pak kohë më parë Aleanca Kuq e Zi paraqiti një kërkesë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për organizimin e një referendumi për bashkimin me Kosovën. Pas takimit me ambasadorin Arvizu, kryetari i AK, Kreshnik Spahiu, tha se kjo forcë “do të prezantojë programin dhe platformën e saj, të orientuar në një luftë pa kompromis kundër korrupsionit, për ta nxjerrë Shqipërinë nga harta e zezë”.

Deklarata e sotme e ambasadorit amerikan, është në vazhdën e disa komenteve publike që diplomati amerikan ka bërë pas rritjes së toneve dhe retorikës nacionaliste në politikën shqiptare, veçanërisht në vigjilje të festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë, nëntorin e kaluar.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Flamur Çollaku nga: Tirane, Shqiperi
29.01.2013 23:10
Mendoj se fjala e z. Arvizu, duhet të vlerësohet nga të gjithë aktoret e politikes Shqiptare jo vetëm nga z. Spahiu. Ky i fundit ka zgjedhur nacionalizmin si rrugë për të fituar kredibilitetin e tij si parti. Ndoshta do t’ia arrijë. Unë mendoi se jo. Kam shumë arsye. E para është se ky drejtues partie drejtoi Këshillin e Larte të Drejtësisë dhe u përfol për afera në emërime. Gojët e liga thonë se një rast ishte gati për prangosje. Një pikë e erret është sigurimi i fondeve. Kërkohen fonde për organizimin e këtyre aktiviteteve deri te shëtitjet me jahte. Këto na shfaqen me mendime arkaike në një shekull modern. Është fakt se popujt nuk kanë ngarkese nacionalizmi. Është politika që i nxit. Sot synimi është Evropa e Bashkuar këto kërkojnë ndryshim kufijsh. Nuk shkon. Duhet të mos harrojmë miqtë ndërkombëtar të cilët kanë kontribut të veçantë dhe të jashtëzakonshëm për të rivendosur në vend padrejtësitë që ka shkaktuar koha kundrejt kombit shqiptar.


nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
29.01.2013 22:25
Shqiperia nuk perben as rrezikun me te vogel per fqinjet ne jug apo ne veri, grek, serb, malazes a maqedone qofshin ata. Ne lokale, disko, dasma, gezime familjare, ne autovetura e autobuse, pra gjithandej te mbysin kenget sllave e greke. Pra thene shkurt e paster, ne Shqiperi nuk ka asnje rryme nacionaliste ekstremiste qe mund te sjelle shqetesim per fqinjet e bashkesine evropiane.


nga: Anonim
29.01.2013 20:50
Patriotizmi modern shqipetar eshte me se e drejte por nacionalizmi ekstrem si te Agimit te Arte nga Kristos Papas i cili eshte me origjine shqipetare stergjyshet e tij para 200 vjetesh jane larguar nga Permeti ,profesioni i tyre ishte kallajxhi,GREKEVE DHE ARVANITASVE PO I CITOJ PAK RESHTA NGA FAIK KONICA..Te ashtuquajturit greke nuk jane vecse shqipetare te maskuar.Ne shekullin e 14 .Greqia nuk qe vecse nje ciflig i shtepise te Buajve,shefi i te ciles mbante titullin e Baronit te Morese,sic mund te shihni ne permbledhjen e kronikave greko-romane te botuara prej Hopfit ne grenjgjisht ne Berlin.Me duket se u takon atyre shqipetareve te maskuare,te heqin masken greke dhe te ribehen ata qe jane.shqipetare..


nga: qobani nga: italia
29.01.2013 20:06
nuk jan komente agresive,po lyp drejtsi zoti spahiu,per mu ka plot te drejt.bashkimi i shqiptarve ne nji shtet eshte i drejt.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Shqipëri: Tre ligjet e reformave votohen të hënën

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Kosovë: Pllakë përkujtimore për hebrejtë

Vendosja e pllakës përkujtimore u bë në qendër të Prishtinës, në vendin kur dikur ngrihej sinagoga e vetme në qytet
Më tepër

Sek. Kerry bisedime me izraelitët dhe palestinezët

Kryediplomatët amerikanë dhe britanikë synojnë t'i ulin të dyja palët në tryezën e bisedimeve të bllokuara të paqes
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive