Lidhje

Sekretari Carter në Evropë, mesazh mbështetjeje për aleatët


Sekretari i Mbrojtjes Ash Carter, i cili është nisur për në Evropë, do të dërgojë një mesazh të fortë të mbështetjes ushtarake amerikane ndaj aleatëve dhe vendeve baltike për të zbutur shqetësimet në rritje rreth agresionit rus.

Zyrtarët thanë se zoti Carter ka në plan të inkurajojë ministrat e vendeve aleate që të punojnë më nga afër së bashku për të përballuar kërcënimet me të cilat ndeshet Evropa. Bisedimet e tij pritet të nxisin zemërimin e presidentit rus Vladimir Putin, qeveria e të cilit është nën trysninë e sanksioneve ekonomike të imponuara për shkak të veprimeve në Ukrainë.

Në një takim të NATO-s, Ministrat e mbrojtjes do të diskutojnë planet për ta përfshirë aleancën më zyrtarisht në luftën kundër militantëve të shtetit islamik në Irak. Zoti Carter do të bisedojë gjithashtu me homologët e tij rreth një propozimi amerikan për të dërguar në Evropën Lindore tanke dhe pajisje të tjera ushtarake të mjaftueshme, për një brigadë.

XS
SM
MD
LG