E premte, 24 maj, 2013

Lajme / Shkencë-Teknologji

Asteroidi kalon pa ndikim, meteori godet në Rusi

NASA thotë se mesatarisht një asteroid me madhësinë e 2012 DA14 i afrohet Tokës çdo 40 vjet dhe e godet atë çdo 1200 vjet.

nasa
nasa
Madhësia e gërmave - +
Astrit Lulushi
Një asteroid me diametër rreth 45 metra fluturoi pranë Tokës dje pa ndonjë ndikim, ndërsa një meteor shumë më i vogël, me një dematër prej 15 kilometrash, shkaktoi panik dhe kaos në Chelyabinsk të Rusisë  Russia.
 
Asteroidi 2012 DA14 kaloi pranë tokës dje ashtu siç pritej dhe tërhoqi vemendjen vetëm të atyre që vëzhgojnë trupat qiellorë, ose të atyre që ndjekin lajmet për kalimin e tij. Por më herët gjatë ditës, kur papritur një meteor kaloi në qiell dhe shpërtheu mbi Chelyabinsk të Rusisë, shkaktoi plagosje dhe dëme kur copat e tij ranë në tokë.
 
Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, thotë se mesatarisht një asteroid me madhësinë e 2012 DA14 i afrohet Tokës çdo 40 vjet dhe e godet atë çdo 1200 vjet.


***

Termat asteroid, meteor, meteorit dhe meteoroid shpesh ngatërrohen nga pakujdesia, sidomos kur dy prej tyre kërcënojnë Tokën në të njëjtën ditë. Këtu është një shpjegues i shpejtë sipas www.livescience.com

Asteroidi është një objekt shkëmbor më i vogël se një planet – quhet nganjëherë planet minor, mini-planet ose planetoid, sipas NASA-S. Burime të tjera i referohen si “copa të lirshme në hapësirë” ose fragmente të mbetura nga formimi i sistemit diellor (si pjesët shtesë që mbeten pas montimit të një rafti librash të prodhuar nga IKEA).
 
 
Ka miliona asteroide orbital me diellin, disa nga të cilat (750.000) janë gjetur në rripin asteroid, një unazë e madhe midis orbitave të Marsit dhe Jupiterit.
 
Asteroidi mund të jetë qindra kilometra i gjerë: Asteroidi Ceres, nganjëherë quhet planet xhuxh – është 940 km i gjerë.
 
 
Shkencëtarët janë të etur për të studiuar asteroidet sepse ata zbulojnë kaq shumë informacion në lidhje me formimin e hershme të sistemit tonë diellor rreth 4.6 miliardë vjet më parë. Një mënyrë për t’i studiuar është për t’i vëzhguar kur ata vijnë në afërsi të Tokës, si asteroidi 2012 DA14 sot (15 shkurt).
 
 
Meteor është një asteroid apo objekt tjetër që digjet dhe avullohet pas hyrjes në atmosferën e Tokës. Nëse një meteor mbijeton nëpër atmosferë dhe bie në sipërfaqe të Tokës, quhet meteorit.
 
 
Meteorites janë kategorizuar zakonisht si prej hekuri ose guri. Siç nënkupton emri, meteorites prej hekuri janë të përbërë nga rreth 90 për qind hekur; meteorites prej guri janë të përbërë nga oksigjen, hekur, magnez, silic, dhe elemente të tjera.
 
Dhe meteorët? Ky është një term i përgjithshëm që përshkruan grimca të vogla të kometave ose asteroideve që janë në orbitë rreth Diellit.
 
 
Nuk është pranuar universalisht përkufizimi (bazuar në madhësinë apo ndonjë karakteristikë tjetër), që dallon një meteoroid nga një asteroid – meteoroid është thjesht më i vogël sesa asteroid.
 
 
Vetëm kur këto objekte hyjnë në atmosferën ato quhen meteorë, si meteori që u vu re sot në Rusi. Për shkak se meteori shpërthen në atmosferë, duke rezultuar në topa të zjarrtë, njihet nga astronomët edhe si “bolid”. Por përsëri, nuk ka asnjë përkufizim – astronomët quajnë bolid thjesht çdo top të zjarrtë shumë të ndritshëm qiellor.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Shqipëri: Tre ligjet e reformave votohen të hënën

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Kosovë: Pllakë përkujtimore për hebrejtë

Vendosja e pllakës përkujtimore u bë në qendër të Prishtinës, në vendin kur dikur ngrihej sinagoga e vetme në qytet
Më tepër

Sek. Kerry bisedime me izraelitët dhe palestinezët

Kryediplomatët amerikanë dhe britanikë synojnë t'i ulin të dyja palët në tryezën e bisedimeve të bllokuara të paqes
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive