E mërkurë, 23 korrik, 2014

Lajme / Ballkani

Atentat në Tiranë kryekomisarit

Vritet në mbrëmje oficeri i policisë Dritan Lamaj. Ai u qëllua për vdekje me breshëri kallashnikovi. 100 mijë dollarë shpërblim për informacion rreth vrasësve

x
Në Shqipëri u vra mbrëmë gjatë një prite në Tiranë, kryekomisari i policisë Dritan Lamaj, 41 vjec. Ai u qëllua me breshëri automatiku pranë banesës së tij, rreth orës 18.30 në një zonë të populluar të kryeqytetit.  Sipas të dhënave të para kryekomisari po udhëtonte me makinën e tij dhe mendohet të jetë qëlluar në momenti që ai ka ndaluar për të zbritur nga automjeti.

Deri mbrëmë vonë nga policia nuk ka patur asnjë version zyrtar për vrasjen, rreth së cilës po heton prokuroria e krimeve të rënda. Dyshohet se vrasja ka qenë e planifikuar në detaje dhe se atentatorët kanë ndjekur nga afër lëvizjet e Lamajt duke pritur që ta qëllojnë në një zonë me pak ndricim. Dëshmitarë të rasti kanë treguar se kanë parë të paktën dy persona me maska që kanë qëlluar  dhe më pas janë larguar me një makinë. Policia njoftoi pak caste pas vrasje se kishte vënë një shumë prej 100 mijë dollarësh në dispozicion të kujtdo që mund të ketë informacione mbi vrasësit.

Kryekomisari 41 vjecar kishte një karrierë të gjatë ë policië, ku kishte kreyr detyra dhe funksioneve të ndryshme. Ai aktualisht punonte në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë, ndërsa deri para disa muajsh drejtonte një nga komisariatet më të vështirë të kryeqytetit, atë që kishte në ngarkim një zonë periferike të kryeqytetit. Gjatë detyrës në këtë komisariat, sipas mediave në TIranë, ai kishte patur përplasje më disa biznese të zonës, madje ndaj tij kishte patur edhe denoncime për ushtrim të mjeteve të dhunshme.
Ndërkaq po sipas mediave, kohët e fundit, ndonëse në një detyrë e cila nuk kishte lidhje me veprimtarinë direkt në terren, kryekomisar Lamaj, ka bërë denoncime në prokurori se kishte marrë kërcënime të vazhdueshme.

Vrasja e mbrëmshme është e treta në harkuan kohor të disa muajve. Në shtator u vra shefi i Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, ndërsa muajin e kaluar shefi i krimeve të Burrelit, Musa Skuraj. Në një reagim të tijin në Twitter, kryetari I opozitës Edi Rama akuzoi edhe një herë qeverinë se ka tradhëtuar policinë për interesat e pushtetit.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
25.02.2013 17:50
Krimi duhet luftuar pavaresisht fatures. Policia e shtetit po kalon periudhe te veshtire. Ne rradhet e saj nuk ka vetem te implikuar, por edhe te paafte. Eshte koha qe ne krye te te gjithe ministrive te vendosen emra qe e njohin me se miri specialitetin. Nuk ka pse arsimin ta drejtoje nje zooteknik a agronom, shendetesine nje ekonomist e financier, financat nje mjek. Krimi ne Shqiperi ka marre permasa te frikshme. Njerezit vriten ne mes te qytetit, grabiten ne pike te dites. Ministri Noka duhet te shohe seriozisht mundesine e doreheqjes. Lypset te kthehet ne institucion principi moral i doreheqjes


nga: Tini nga: USA
25.02.2013 14:37
Keto skenare me vrasje kane per qellim destabilizimin e shoqerise,terrorizimin e saj.Keshtu eshte vepruar edhe me zjarret e qellimshme ne stinen e veres qe shkoi dhe po vazhdohet me vrasje e vjedhje masive kudo e mbi kedo.Komunistet e marrin pushtetin me dhune,kjo eshte baza kryesore e komunisteve.Kete specifike e kane perdorur komunistet(socialistet) edhe ne vende te tjera te Europes ne prag te zgjedhjeve te reja.


nga: Flamur Collaku nga: Tirane, Shqiperi
25.02.2013 09:40
I shpreh ngushellime te sinqerta familjes per humbjen e njeriut te tyre te afert dhe efektivave te policise per humbjen e kolegut te tyre. Me vjen shume keq qe ndodhin fenomene te tilla ne vendin tim, por nuk mund te pergjithesohet se jemi ne nje situate kaotike ne lidhje me rendin. Ai funksionon me se miri. Personat qe kane besim se kjo rregullohet me ardhjen ne pushtet te Partise Socialiste besoj se mendojne shume gabim. Ju kujtoj se prane kesaj partie jane persona qe kane qene ne policine e shtetit disa nga ato vijne me nje karriere te "shkeqyer" ne Sigurimin e Shtetit komunist te cilit akoma nuk i jane mbyllur plaget. Disa nga keto kane udhehequr komitetet e shpetimit te vitit 1997. Sukseset e policise se sotme jane cilesore dhe me nje profesionalizem.
Mbi kete akta mafioz duhet te dale pergjegjesia sepse kishin detyre ta parandalonin kur kishte kallzime per kanosjen serioze nepermjet telefonave. Kjo sipas deklarimeve ne media. Mendoj se edhe media eshte pjese e nxitjes se ketij krimi kur aplifikoi me te gjitha mjetet denoncimin e veprimeve "arbitrare" te komisar Lamajt.
Kjo vrejtje nuk behet per te heshtur media por vetem per te pasqyruar realitetin, faktet dhe vetem te verteten.
Zoti besoj se nuk na ka mallkuar kur ne drejtm te na kthehen strukturat e errta te sigurimit te shtetit, qarqet ultra komuniste te akrediturara kryesisht prane Partese Socialiste dhe te na riciklohet si kryeminister nje person qe shkaterroj dhe sundoi Tiranen per 11 vjet.


nga: Anonim
25.02.2013 08:50
Ne Qeverine Berisha -Meta eshte instaluar krimi i organizuare dhe mafia e cila vret cdo dite sepse Ministria e Brendeshme eshte mbushur me mafioze te cilet shesin informacionet krimineleve ,vrasja mafioze e Dritan Lamaj i cili punon ne Drejtorine e Hetimit ne Ministrine e Brendeshme ,kur i ndjeri i kishte kerkuar ndihme policise per kercenime nga mafiozet brenda policise qe jepni informacione krimineleve mafioze pra kupola e Ministrise te Brendeshme po shet Policine e ndershme tek mafiozet duhet te jape doreheqje Ministri i Brendeshem Z Flamur Noka .Z Burgaj dhe Z Kulicaj..


nga: Petro Jashari nga: U S A
25.02.2013 06:01
Kur pushteti mafjoz ne Shqiperi e vret qytetarin e vet ne trotuar diten me djelle e me duar ne xhepa se ka aspake te veshtire te te vrase naten. Eshte e pa mundur qe per cdo dite mos degjosh per vrasje te cilat po e cenojne rende e percmojne jeten e cdo qytetari. Mbas largimit te ketij pushteti mafjos me 23 Qershor me doemos duhet te kete ndryshime edhe ne kushtetute jo vetem per ato aspekte . qe permendi me te drejte zoti Kreshnik Spahiu por edhe rikthimin e denimit kapital per vrsesit me paramendim.Kushtetuta e sotme ne Shqiperi nuk i pergjigjet realitetit dhe si e tille ajo duhet te ndryshoje ne raport me evolimin e shoqerise.

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
22.07.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Rritet numri i viktimave në Gazë

Numri i lartë i fëmijëve të vrarë nga bombardimet në Gazë i ka nxitur diplomatët të përpiqen për një armëpushim
Më tepër

Legjislatura në Dakotën e Veriut

Zhvillimi i industrisë së naftës vë në provë traditën e legjislaturës
Më tepër

SHBA-Rusi në hapësirë, nga gara në bashkëpunim

Dyzet e pesë vjet më parë, dy astronautë amerikanë u bënë njerëzit e parë që shkelnin në hënë
Më tepër

Jeta me virusin HIV në Kamboxhia

Një grua kamboxhiane përpiqet të kapërcejë një tragjedi si dhe diagnozën e vet pozitive me virusin HIV
Më tepër

Mbështetja e ulët për Pres. Obama shqetëson demokratët

Mbështetja e ulët për punën e Presidentit Obama mund të dëmtojë shpresat e demokratëve për të ruajtur shumicën në Senat
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
22.07.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Ukraine's President Petro Poroshenko (2nd R) and Dutch ambassador to Ukraine Kees Klompenhouwer commemorate victims of Malaysia Airlines Flight MH17 outside the Dutch embassy in Kyiv, July 21, 2014.
  • A Bulgarian Roma woman sits in front of her house after it was demolished in a Roma suburb in the city of Stara Zagora. Municipal authorities started demolishing some 55 illegally built shacks and houses in the suburb.
  • Afghan girls attend their graduation ceremony at the Pir Massoudia Islamic madrassa in Kandahar province south of Kabul.
  • Employees work at a production line at the Husi Food factory in Shanghai, China, July 20, 2014. The Shanghai Food and Drug Administration closed Shanghai Husi Food Co Ltd, a local unit of OSI, and seized meat products suspected of being beyond their expiration date, according to a statement from the Shanghai Municipal Food and Drug Administration.
  • Sri Lankan Tamil Hindu devotees smash coconuts on the ground during the Vel Hinduism festival in Colombo.
  • Indian youth Barkat Ali uses a makeshift raft to paddle through the Sabarmati River in Ahmedabad.
  • Jeremiah Gerbracht rides his Harley Davidson motorcycle with his dog on Wilshire Boulevard in Los Angeles, California, USA, July 20, 2014. Gerbracht, a retired dog trainer, won a court ruling in 1996, allowing him to ride his motorcycle with a dog on board.
  • An animal activist (C) kneels down as she offers to buy a dog from a vendor (2nd R) to stop it from being eaten ahead of the annual dog meat festival in Yulin, Guangxi Zhuang Autonomous Region, China, June 20, 2014.
  • Chicago Cubs' Anthony Rizzo makes a diving catch into the photo well on a foul ball hit by Arizona Diamondbacks' Aaron Hill during the sixth inning of a baseball game in Phoenix, Arizona, USA, July 20, 2014.
  • Special forces soldiers march during a military parade celebrating Colombia's 204 anniversary of independence from Spain, in Bogota, July 20, 2014.
  • Hindu devotees bathe in the Bagmati River on their way to the Pashupatinath Temple to offer prayers to Lord Shiva, Hindu god of destruction during Shravan festivities in Sundarijal, on the outskirts of Kathmandu, Sri Lanka.

Interaktive