Lidhje

Austria dhe çështja e emigrantëve


Ministri i Jashtëm austriak Sebastian Kurz tha se vendi i tij do të pranojë jo më shumë se 37.500 emigrantë dhe refugjatë në vitin 2016.

Ai i bëri komentet në Beograd pas një takimi me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Zoti Kurz tha se ishte i vetëdijshëm se ky vendim do të kishte ndikim mbi vendet e Ballkanit që përdoren zakonisht nga emigrantët dhe refugjatët për të arritur në Evropën Perëndimore, por shtoi se Austria është e gatshme të mbështesë vendet e tjera për të reduktuar fluksin e njerëzve. Nga ana e tij, Kryeministri Vuçiç u shprehu gazetarëve shqetësimin se një zgjidhje evropiane nuk do të arrihej shpejt dhe shtoi se Serbia "nuk do të ndërtojë mure", por do të mbrojë megjithatë interesat e saj kombëtare.

XS
SM
MD
LG