Lidhje

SHBA: Separatistët gabimisht rrëzuan avionin malajzian


Zyrtarët amerikanë të zbulimit thonë se nuk kanë prova për përfshirje të drejtpërdrejtë ruse në rrëzimin e avionit malajzian në Ukrainën lindore javën e kaluar. Ata thonë se rebelët pro-rusë të trajnuar jo mirë ka të ngjarë ta kenë rrëzuar gabimisht avionin me 298 pasagjerë në bord.

Zyrtarët informuan gazetarët mbi incidentin e 17 korrikut të martën në Uashington, duke u kërkuar atyre që të mos i përdorin emrat e tyre në lidhje me gjetjet paraprake. Ata thanë se avioni me 298 njerëz në bord ka të ngjarë të jetë rrëzuar nga separatistët me sistemin rus të raketave tokë-ajër, SA-11. Nuk pati asnjë të mbijetuar nga rrëzimi i avionit.

Zyrtarët amerikanë gjithashtu thanë se nuk e dinin nëse rusët ishin të pranishëm në momentin kur u hodh raketa. Por ata thanë se Moska kishte "krijuar kushtet" që çuan në rrëzimin e avionit.

Në pesë ditët e fundit, Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe qeveritë e vendeve evropiane kanë akuzuar Moskën për furnizimin e rebelëve me bateri të raketave që u përdorën për rrëzimin e avionit.

XS
SM
MD
LG