E dielë, 29 mars, 2015

Lajme / Bota

Korrupsioni në Azi

x
Korrupsioni në Azi vazhdon të jetë një pengesë mbi ekonomitë në rritje, duke thithur miliarda dollarë nga zhvillimi ekonomik dhe duke shkaktuar në disa vende një reagim të ashpër publik. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Ron Corben nga Bangkoku, janë shtuar thirrjet për reforma si nga sektori privat dhe Kombet e Bashkuara, edhe në kushtet e përmirësimit të perspektivës ekonomike e rajonit.
  
Kur protestuesit dolën në rrugët e Bangkokut vitin e kaluar, thirrjet ishin të qarta për qeverinë tajlandeze të kryeministrit Yingluck Shinawatra për të zgjidhur problemin në rritje të korrupsionit.
 
Një afarist 79 vjeçar u ndal tek kostot në rritje të zhvillimit të biznesit, përfshirë rryshfetet për zyrtarët.
 
“Unë jam industrialist. Nuk mund ta duroj këtë situatë pasi duhet të paguajmë shumë para nën dorë. Më parë, le ta pranojmë, ishte një pesë apo dhjetë për qind. Por tani është minimumi 30 për qind”.
 
Përllogaritja e humbjeve ekonomike nga korrupsioni është vështirë të bëhet, por një studim i fundit nga universiteti i Dhomës Tregtare tajlandeze arrin në përfundimin se mbi 2 për qind e prodhimit kombëtar apo gati 11 miliardë dollarë ka të ngjarë të harxhohet çdo vit për korrupsion.
 
Universiteti thotë se shumë kompani të sektorit privat që u anketuan thonë se paguajnë shumë rryshfete tek zyrtarët qeveritarë dhe politikanët për të fituar kontrata shtetërore.  
 
Ekonomisti tajlandez Pasuk Pongpaichit, thotë se edhe pse ka prova që tregojnë se autoritetet po bëjnë përparim në zbutjen e korrupsionit, ekonomia e ngadalësuar globale nënkupton rritjen e konkurrencës për kontratat e majme qeveritare. 
  
“Globalizimi, trysnia ndërkombëtare për Tajlandën për të qënë më transparente po ndjehet dhe disa departamente të qeverisë po përgjigjen ndaj saj. Kjo nuk do të thotë se gjërat mund të ndodhin shumë shpejt. Nga ana tjetër ndërsa ekonomia botërore po ngadalësohet, është shtuar konkurrenca për aktivitetin lokal të biznesit. Shohim në raste specifike se niveli i korrupsionit është shutuar për shkak të konkurrencës së lartë”.
 
Megjithë rritjen e shpejtë ekonomike gjatë dekadës së fundit shumë vende në Azi ende radhiten ulët në treguesit e luftës kundër korrupsionit.  Një raport i fundit i Qendrës së Politikave Ndërkombëtare me seli në Shtetet e Bashkuara thotë se vetëm në peridhën 2001- 2010 në Kinë, 2, 74 trilionë dollar dolën nga vendi përmes skemave financiare të paligjshme, korrupsionit, evazionit fiskal dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme.  Për Tajlandën kjo shifër ishte 64 miliardë dollarë gjatë së njëjtës periudhë. Në Indi, qendër e protestave madhore kundër korrupsionit vitin e kaluar, kjo shifër ishte 123 miliardë dollarë.
 
Këshilltari rajonale në zyrën e Kombeve të Bashkuara kundër Drogës dhe Krimit, Shervin Majlessi, thotë se duke patur parasysh influencën në rritje të Azisë në ekonominë botërore, ka nevojë më të madhe për mbikqyrje.
  
“Rritja e shpejtë ekonomike që kemi parë në rajon, ofron të njëjat sfida dhe mundësi edhe përsa i përket korrupsionit. Sfida është e qartë pasi ka më shumë burime financiare, kontrata dhe prokurime më të mëdha, kështu që mundësitë për korrupsion rriten e rrjedhimisht lind nevoja për sisteme të fundishme anti-korrupsion”.
 
Në vitin 2003, OKB-ja miratoi një Konventë kundër Korrupsionit. Në Azinë Jug-Lindore, Birmania e ratifikoi konventën në dhjetor – e fundit në shoqatën me 10 anëtarë të ASEAN-it.
 
Analistët thonë se lufta kundër korrupsionit duhet të shkojë përtej zbatimit të ligjit të qeverive, dhe të përfshijë organizatat jo-qeveritare dhe sektorin privat.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
28.03.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Negociatat SHBA – Iran

Udhëheqësi suprem i Iranit ka rol kryesor në vendimarrjen për marrëveshjen bërthamore
Më tepër

Një vit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Një astronaut amerikan dhe një kozmonaut rus mbërritën në banesën e tyre të re për periudhën më të gjatë ndonjëherë
Më tepër

Somali: Forcat e sigurisë rimarrin nën kontroll hotelin

20 persona humbën jetën, përfshirë autorët e sulmeve të grupit ekstremist al-Shabab
Më tepër

Hidhet poshtë dënimi ndaj Amanda Knox

Si Knox ashtu edhe ish-i dashuri i saj Raffaele Sollecito prej një kohe të gjatë këmbëngulnin se ishin të pafajshëm në vrasjen e studentes britanike Meredith Kercher
Më tepër

Ermira Mehmeti: BDI po reflekton për hapat e ardhshme politike

Deputetja e parlamentit të Maqedonisë flet për situatën politike, skandalin e përgjimeve dhe marrëdhëniet ndëretnike
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Tibetan artists in traditional costumes perform opera at the Tibetan Institute of Performing Arts in Dharmsala, India.
  • New York firefighters battle a blaze at a commercial and residential block on March 26, 2015, in New York's East Village. The entire building at 125 Second Avenue was engulfed in flames and the lower two floors appeared partially collapsed, television footage and press photographs showed. Twelve people were reported hurt.
  • A girl reacts as President Barack Obama greets her and others in the crowd after speaking about payday lending, at Lawson State Community College in Birmingham, Ala., March 26, 2015.
  • An image shot through the frame of a broken television shows Palestinian protesters during clashes with Israeli security forces after a demonstration against the expropriation of Palestinian land by Israel in the village of Kfar Qaddum, near near Nablus in the occupied West Bank.
  • (L-R) Silver medalists Madison Chock and Evan Bates of the US, gold medalists Gabriella Papadakis and Guillaume Cizeron of France and bronze medalists Kaitlyn Weaver and Andrew Poje of Canada pose during the awards ceremony of the ice dance of the 2015 ISU World Figure Skating Championships at Shanghai Oriental Sports Center in Shanghai.
  • A Nigerian woman prays at the main mosque in the capital Abuja.
  • Host of NBC's 'The Tonight Show', Jimmy Fallon (L) joins Madame Tussauds to debut five unique, brand new, never before seen wax figures of the television host at Madame Tussauds New York.
  • A leaflet created by the U. S. Department of Defense to be dropped over Syria is shown after being released to Reuters by the Pentagon in Washington, March 26, 2015. The U.S. has dropped tens of thousands of the graphic leaflets southwest of the Syrian city of Raqqa aimed at discouraging Islamic State recruitment.
  • A masked Tibetan artist waits to perform a traditional opera at the Tibetan Institute of Performing Arts in Dharmsala, India.
  • Mercedes mechanics fix British driver Lewis Hamilton's car at the team's garage after its engine failure during the first practice session for the Malaysian Formula One Grand Prix at Sepang International Circuit in Sepang, Malaysia.
  • Somali police take position after Islamist group al Shabaab attacked Maka Al-Mukarama hotel in Mogadishu.
  • Members of the public light candles around a portrait of the late Lee Kuan Yew as a tribute to him, in Singapore. Lee, 91, died Monday at Singapore General Hospital after more than a month of battling severe pneumonia.
  • A stele and flowers laid in memory of the victims are placed in the area where the Germanwings jetliner crashed in the French Alps, in Le Vernet, France.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.