Lidhje

Kërkesat për azil, forcohen kontrollet


Drejtori i përgjithshëm i policisë Haki Cako: Të gjitha strukturat të angazhuara për të mos lejuar asnjë lloj organizimi me qëllim kërkimin e azilit drejt Gjermanisë apo vendeve të tjera të BE-së

Në Shqipëri autoritet kanë përforcuar thirrjet drejtuar qytetarëve që të shmangin përpjekjet për të kërkuar azil në Gjermani apo vende të tjera të Bashkimit europian. Drejtori i Përgjithshëm i policisë Haki Cako deklaroi sot se policia kufitare dhe të gjitha strukturat e tjera janë angazhuar për të mos lejuar asnjë lloj organizimi me qëllim kërkimin e azilit. Nga ana e saj ambasada gjermane në Tiranë njoftoi se do të vazhdojë riatdhesimi i azilkërkuesve. Dy avion pritet të mbërrijnë në Shqipëri nesër dhe pasnesër

Vetëm në tre ditët e fundit përfaqësuesë të lartë të ministrisë së brendshme dhe policisë shqiptare, zëvendësministrja Elona Gjebrea nga pika e kalimit me Greqinë, Kakavijë, drejtori i Kufirit dje nga porti i Vlorës, dhe sot Drejtori i përgjithshëm i policisë Haki Cako kanë përsëritur thirrjet për pamundësinë e përfitimit të azilit në Gjermani apo vende të tjera të BE-së.

Kërkesat e shqiptarëve për azil në Gjermani
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:41 0:00

Në të njejtën kohë, sic shpjegoi dhe drejtori Cako, shërbimet policore në kufi janë përforcuar: “Sigurojmë se Policia Kufitare dhe e Migracionit dhe të gjitha strukturat e tjera policore në vend, janë të angazhuara për të ndaluar dhe për të mos lejuar asnjë lloj organizimi ose lëvizje për qëllim azilkëkrimi, pasi është një proces i cili tashmë dihet qartë që nuk favorizon lëvizjen me këtë iniciativë. Ne jemi në një bashkëpunim dhe partneritet shumë të ngushtë me autoritet policore gjermane , por edhe me të gjitha autoritet policore të Bashkimit Europian”, deklaroi zoti Cako.

Sot në aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza mbërriti dhe një njësi e policisë kufitare gjermane, pjestarët e së cilës do të ndihmojnë kolegët e tyre shqiptarë në mënyrë që të përforcohen kontrollet dhe masat parandaluese.

Gjermania është vendi drejt së cilit prej shumë muajsh është vënë re një dyndje qytetarësh shqiptarë. Mbi 65 mijë persona nga Ballkani, kanë kërkuar azil në Gjermani vetëm në pjesën e parë të këtij viti. Nga këta, më shumë se një e treta kanë qenë nga Shqipëria. Autoritetet gjermane kanë përsëritur vazhdimisht se kërkesat për azil nuk do të pranohen.

Dy javë më parë u riatdhesua dhe një grup i parë, të cilët pas një jete të vështirë disa mujore në kampe preferuan të kthehen. Ambasada gjermane në Tiranë njoftoi se nesër dhe pasnesër do të mbërrijnë dhe dy avionë të tjera me afër 195 persona nga të cilët 70 të dëbuar ndërsa pjesa tjetër do kthehen me vullnet të lirë duke i shpëtuar kështu dhe sanksioneve të cilat parashikojnë ndalimin e hyrjes në vendet shengen për të paktën 5 vjet.

XS
SM
MD
LG