Lidhje

Bajrami: Cilësia, problem për arsimin e Kosovës


Në Kosovë, arsimi ka qenë një nga temat e debatuara në kushtet e shtimit të numrit të universiteteve private, për të cilat kritikët thonë se kanë ulur cilësinë e mësimdhënies dhe të nivelit të studentëve.

Në Kosovë po ashtu ka një numër të konsiderueshëm analfabetësh. Për të biseduar mbi disa nga këto probleme të arsimit, kishim të ftuar në studio Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Arsim Bajrami, i cili ndodhet për një vizitë në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Bajrami tha se qeveria e Kosovës po zbaton një strategji të re për arsimin, që synon kryesisht rritjen e cilësisë, në kushtet kur vendi ka një numër të konsiderueshëm universitetesh publike dhe private. Ai tha se strategjia e re do të bazohet tek reforma e orës së mësimit dhe tek rishikimi dhe përmirësimi i programeve të universiteve.

Ministri Bajrami tha se partneriteti me një sërë universitetesh amerikane, me përfaqësues të të cilëve ai ka patur takime në Shtetet e Bashkuara, ka për të qenë një tjetër faktor që do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së mësimit në universitetet e Kosovës.

Ai foli edhe për rëndësinë e integrimit të arsimit për pakicat serbe në sistemin e arsimit të Kosovës, që sipas tij do të realizohet në kushtet e reciprocitetit.

Intervistë me Arsim Bajramin, Ministër i Arsimit të Kosovës
please wait

No media source currently available

0:00 0:08:09 0:00

XS
SM
MD
LG