Lidhje

Ban Ki-moon flet në Parlamentin austriak për çështjen e imigrantëve


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon i tha sot Dhomës së Ulët të Parlamentit të Austrisë se rritja e kufizimeve ndaj imigrantëve do të ndikojë negativisht tek angazhimet e Europës ndaj ligjit ndërkombëtar.

Zoti Ban nuk e veçoi Austrinë mes vendeve të tjera në fjalimin që mbajti para ligjvënësve në Vjenë.

Ai i tha ligjvënësve se sipas ligjeve ndërkombëtare dhe atyre europiane, ata kanë “detyrimin moral dhe ligjor për t’i ndihmuar njerëzit që largohen nga vendet e tyre për t’i shpëtuar luftës, shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe persekutimit”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i bëri këto komente në ditën kur Dhoma e Lartë e Parlamentit austriak është në plan të votojë për një projektligj i cili do t’i lejonte autoritetet të mos pranojnë më kërkesa për azil në kufi, në se ata vendosin se është e nevojshme të mbrohet “siguria e brendshme”.

Në se miratohet, ligji i ri i Austrisë do të autorizonte “strehim të përkohshëm” për imigrantët që kanë aplikuar një herë për azil që nga 15 nëntori. Ata do të detyroheshin të largoheshin nga Austria pas tre vjetësh, në se Vjena vendos që vendet nga ata janë vijnë janë bërë të sigurta.

Po ashtu, ligji i ri, do ta bënte më të vështirë që familjarët e azil-kërkuesve t’u bashkoheshin familjeve të tyre në Austri.

XS
SM
MD
LG