E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Perspektivat e Ekonomisë Globale 2013

x
Madhësia e gërmave - +
Banka Botërore po u bën thirrje vendeve në zhvillim të ruajnë rritjen ekonomike ndërsa ekonomia globale për vitin në vazhdim mbetet e paqëndrueshme. Në një raport të ri të publikuar të martën me titull “Prespektivat e Ekonomisë Globale 2013”, Banka Botërore thotë se Shqipëria ishte mes vendeve të rajonit të Evropës dhe Azisë Qëndore që patën një rritje prej më pak se një përqind, ndërsa pritshmëria për vitin 2013 mbetet subjekt i rreziqeve serioze rajonale dhe globale.
                                          
Raporti i Bankës Botërore, Prespektivat e Ekonomisë Globale 2013 i bën një analizë situatës ekonomike të vendeve në kushtet e sfidave si kriza në Eurozonë, ngadalësimi i rritjes ekonomike në vendet me zhvillim të shpejtë dhe paqëndrueshmëria e tregjeve financiare.

Sipas raportit, rritja në Evropë dhe Azinë Qëndore ku bën pjesë edhe Shqipëria ra ndjeshëm në vitin 2012 pas një rritje të fuqishme një vit më parë. Për Shqipërinë, Bullgarinë, Maqedoninë dhe Rumaninë pritet që rritja ekonomike gjatë 2012 të ketë qënë më e vogël se një përqind. Vendet e Ballkanit Perëndimor thotë raporti, me lidhje të forta ekonomike dhe bankare me Evropën, vuajtën pasojat e rënies së kërkesës për eksporte, pakësimit të hyrjes së kapitalit të huaj dhe të ardhurave nga imigracioni.

Ndërkohë konsumi i brendshëm, i cili ka qënë motori i rritjes në rajon, u pakësua gjatë krizës financiare. Raporti përmend Shqipërinë ndër vendet që patën një ulje të ndjeshme të konsumit të brendshëm, nivelit të kreditimit dhe të të ardhurave nga imigrantët, ndërkohë që papunësia mbetet e lartë. Të gjitha këto zhvillime shkaktuan ngadalësim në gjysmën e parë të 2012 ndërsa treguesit për muajt e fundit të vitit janë të ndryshëm për vende të ndryshme të rajonit.

Prodhimi i Përgjithshëm i Brendshëm në rajon pritet të jetë ulur me 3 përqind në vitin 2012, ndërsa për këtë vit, ai parashikohet të ketë një rritje të lehtë në 3 presje 6 përqind ndërkohë që faktorët që ndikuar në ngadalësimin e rritjes ekonomike gjatë 2012-ës do të vazhdojnë të jenë të pranishëm.

Prespektiva për rajonin në vitin 2013, thotë Banka Botërore, do të varet shumë nga menaxhimi i borxhit, papunësia e lartë dhe inflacioni, mungesa e konkurrencës dhe kufizimet e tjera strukturore të ekonomive.  Banka Botërore thotë se rritja ekonomike për Shqipërinë gjatë  2012 pritet të ketë qënë 0,8 përqind,  ndërsa parashikon që për vitin 2013 ajo të jetë 1 presje 6 përqind.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Ethet e Luginës, shqetësuese në Kaliforni dhe Arizona

Sëmundja e Etheve të Luginës shpesh kalon pa u vënë re, por mund të jetë edhe shumë e dëmshme për pacientët
Më tepër

Shtohen sulmet seksuale në ushtrinë amerikane

Numri i incidenteve, nga prekje të papërshtatshme deri në përdhunim, u rrit me 37 për qind vitin e kaluar
Më tepër

Intervistë me gazetarin Leon Menkshi

Ai thotë mes të tjerash se programi i ka dhënë mundësi të njihet me mënyrën se si funksionon media në Amerikë
Më tepër

Funksioni i strehimeve dhe dhomave të sigurta

Në raste tornadosh numri i të vdekurve mund të ulet ndjeshëm, kur njerëzit strehohen në bunkerë të nëndheshëm apo në dhoma me material të fortë
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive