Lidhje

Fullani: BSH po përmirëson kuadrin rregullativ


fullani
fullani

Në Shqipëri guvernatori i Bankës Qëndrore Ardian Fullani tha sot se institucioni që ai drejton po punon në bashkëpunim me institucione ndërkombëtare për përmirësimin e të gjithë kuadrit rregullativ, pas skandalit të vjedhjes së një shume parash me një vlerë prej afër 7 milionë dollarësh. Guvernatori hodhi poshtë njoftimet e shtypit sipas të cilave prokuroria dyshon se sasia e vjedhur mund të jetë më e madhe.

Ai iu përgjigj dhe akuzave të kryetarit të komisionit të Ekonomisë Erion Braçe, sipas të cilit, kërkesës për informacion Banka i është përgjigjur në mënyrë të cunguar. Zoti Fullani u shpreh se Banka është një institucion i pavarur e transparent dhe se informacioni i dhënë është në përputhje me kuadrin ligjor. Për pjesën e munguar, shpjegoi zoti Fullani, kryetari i Komisionit të Ekonomisë është ftuar të konsultojë dokumentacionin në Bankë, deklaroi ai.

Dje në Gjykatën e Apelit, vartës të zotit Fullani u shprehën se nuk kishte patur një rregullore të qartë për lëvizjet e parave apo procedurat e sigurisë që duhet të ndiqeshin. Por guvernatori rikonfirmoi qëndrimin e shprehur prej kohësh se të gjitha aktet që rregullojnë funksionimin e Bankës garantojnë të gjitha standartet. Për skandalin e Bankës së Shqipërisë deri më tani janë arrestuar 10 persona mes të cilëve edhe Drejtori i Emisionit Dorian Çollaku.

XS
SM
MD
LG