E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Ballkani

Tiranë, pasuritë e krimit, firmoset marrëveshja

Katër ministra dhe prokurori i përgjithshëm nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të organizatave kriminale

x
Madhësia e gërmave - +
Në Tiranë sot u firmos mes disa institucioneve qëndrore një memorandum bashkëpunimi për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të krimit të organizuar. Një akt i cili pritet të cojë në një koordinim më të mirë për të thelluar luftën ndaj organizatave kriminale e për t’i shndërruar në vlera në favor të shtetit pasuritë e vëna në mënyrë të paligjshme prej tyre.
 
Që kur i ashtuquajturi ligj Antimafia hyri në fuqi para pak vitesh, instrumentat në duart e institucioneve të Drejtësisë u rritën, jo vetëm për të luftuar më fort organizatat kriminale, por vecanërisht për të goditur pasuritë e vëna prej tyre. Sot katër ministra të qeverisë shqiptare, prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, hodhën firmat mbi një dokument i cili parashikon bashkëpunimin mes tyre, duke thjetëzuar procedurat e duke detajuar rolin e secilit prej institucioneve.



Të gjithë e vlerësuan memorandumin e bashkëpunimit si një hap të rëndësishëm, edhe sepse sic u shpreh prokuori i përgjithshëm Adriatik Llalla aktivitetet e paligjshme kanë njohur sofistikime të ndjeshme dhe se krimi i organizuar tashmë ka arritur nivele që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe të koordinuar: “Pasuri të krijuara në mënyrë të paligjshme ka dyshime se përdoren për të korruptuar organet e zbatimit të ligjit që ndjekin hetimet për këtë lloj aktiviteti kriminal. Po ashtu, prirja e personave të përfshirë në aktivitete të krimit të organizuar është përdorimi i këtyre të ardhurave në aktivitete të ligjshme, duke synuar në këtë mënyrë fshehjen e prejardhjes kriminale të tyre”.
 
Ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu, vendi i të cilit përmes misionit Opdat ka ndihmuar në ngritjen e Agjencisë së Administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të sofistikuara si dhe në hartimin e memorandumit të sotëm, u shpreh se kriminelët nuk duhet të lejohen të përfitojnë nga krimet e tyre, dhe se prokurorët, veçanërisht në çështjet e pastrimit të parave dhe krimit të organizuar, duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet për të konfiskuar përfitimet e paligjshme të të akuzuarve: "Konfiskimi i të ardhurave nga krimi ndihmon të parandalojë kriminelët në financimin e mëtejshëm të aktiviteteve të paligjshme. Kur një qeveri është në gjendje të sekuestrojë asete dhe t’i konfiskojë ato, kjo kthehet në një burim të ardhurash për qeverinë të cilat pastaj mund të përdoren për të vazhduar luftën kundër krimit".
 
I së njejtës ide ishte edhe ministri I Drejtësisë Eduard Halimi sipas të cilit duhet bërë gjithshka për dobësimin e fuqisë ekonomike të organizatave kriminale dhe pengimin e infiltrimit kriminal në ekonominë e ligjshme: “Me anë të këtij akti ne presim të lehtësojmë ekzekutimin e vendimeve në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, duke marrë masa parandaluese për pasuritë, nëpërmjet marrjes në administrim të gjithë pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, regjistrimin si pasuri shtetërore dhe shitjen e të gjithë pasurive të konfiskuara për llogari të shtetit. Pasuri të cilat do të përdoren për të luftuar krimin e organizuar,  praktikisht ata do na financojnë për t’i luftuar”.

Sipas ministrit të Brendshëm Flamur Noka, që nga hyrja në fuqi e ligjit antimafia llogaritet të jenë sekuestruar pasuri me një vlerë mbi 28 milion euro.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
09.01.2013 21:50
Ne nuk vuajme per marreveshje, ligje, udhezime e vendime. Çeshtja tek ne ne Shqiperi ka te beje me faktin se kemi ministra te korruptuar, qeveri te korruptuar, politikane te korruptuar, gjyqtare e prokurore te korruptuar, deputet te korruptuar. Kjo eshte fatkeqesia dhe gremisja vendit tone. Ky lloj pushteti, kjo llor politike nuk ka as më te voglin legjitimitet. Vini re se si çdo dite ne Shqiperine me 2.5 miliona banore te regjistruar( jo te gjithe banojne) ka se paku nje te vrare, dy te vdekur ne aksident, tre te vethelmuar, te pese te divorcuar... Edhe ne vatrat e luftes ka me pak viktima. Megjithate ka edhe me keq pasi duhet te pranojme se nuk funksionon asgje sot ne Shqiperi. Gjithçka vozit ne spontanitet. Te vetmit qe kane imunitet ne Shqiperi jane krimi dhe strukturat e krimit


nga: Anonim
09.01.2013 20:21
Mareveshja e bashkepunimit midis Ministrise te Financave nga Z Ridvan Bode,,nga Ministri i Drejtesise Z Eduart Halimi,nga Ministri i Brendeshem Z Flamur Noka dhe Kryeprokurorit Adriatik LLalla mbi sekuestrimin dhe konfiskimit te pasurive te krimit te organizuar ,,shume mire por per 22 vjet krimi i organizuare ka bere ligjin dhe ka mbajtur Shqiperine peng per tu anetarsuar ne BE,sidomos nga viti 2005 deri sot krimi i organizuare po ben kerdine dhe po mban pushtetin ne duart e saj.krimi blen organet e hetimit .gjyqtaret dhe nuk zbardhet as nje gjy sic eshte ngjarja 21 janarit apo aratisja nga shqiperia ne vendet e tjera nga 2005 deri 2010 nje shume prej 1.3 miliard dollare dhe per 22 vjet 6 miliard dollare Z Kryeprokuror pse nuk ben me dije kush jane keta persona qe kane cuar parate e shqipetareve jashte shtetit..Pse nuk behen publike transfertat ne kesh nga Qeveritaret shqipetare per disa deputete te Parlamentit Evropian,Pse nuk behet publike pasurite ne gjirin e Lalzit dhe vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi..Pse nuk behen publike pasurite e kartelit te droges Ilir Xhakja i cili vrau komisarin e Policise..Pse nuk behet publike vidio Meta --Prifti ku eksperte qene Britanike dhe Amerikane..mos jane te paafte keta ekspertet Britanike dhe Amerikane.Pse nuk japin doreheqje gjyqtaret Becaj,Fullani dhe Sashenka qe jane akuzuare per marje rushfete per gjyqet..Vehtem Ambasadori Amerikan flet dhe ndihmon organet e hetimit ndersa Ambasadori i BE qendron sehirxhi..KOHA PER VEPRIM ,VEPRO TANI..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pres. Obama flet sot tek Porta e Brandenburgut

Ai ka në plan t’u bëjë thirrje evropianëve dhe amerikanëve të bashkohen për të luftuar sfidat e kohës moderne, kur t’u drejtohet mijëra gjermanëve në Berlin
Më tepër

SHBA fillojnë nesër bisedime me talebanët në Katar

Pres. Obama tha në takimin e nivelit të lartë të G8-s se këto bisedime janë “hapi i parë fillestar”, por paralajmëroi se pret “vështirësi gjatë procesit”
Më tepër

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive