Lidhje

BE heton marrëveshjet për taksat


Bashkimi Evopian ka ndërmarr një hetim lidhur me marrëveshje taksash që tre vende kanë bërë me korporatat gjigande ndërkombëtare, Apple, Starbucks dhe Fiat për të parë në se këto vende i kanë dhënë kompanive avantazh të padrejtë në kurriz të taksapaguesve të thjeshtë.

Shefi i anti-trustit të BE-së, Joaquin Almunia, tha sot se regullatorët kanë vënë në shënjestër politikat e taksave që ndikojnë tek dy kompanitë amerikane Apple në Ireland dhe Starbucks në Hollandë, si dhe degën financiare të Fiatit në Luksemburg.

Qeveritë kombëtare përdorin shpesh politika favorizuese taksazh për të tërhequr biznese të reja në vendet e tyre. Zoti Almunia tha se është e papranueshme që kompanitë e mëdha disa-kombëshe të mos paguajnë shumën e taksave që u takon.

Zoti Almunia tha se hetimi do të përqëndrohet në faktin në se të tre vendet u kanë dhënë korporatave ndihmë të paligjshme shtetërore. Ai tha se nëntë vende të tjera janë nën hetim paraprak për marrëveshjet e tyre tatimore.
XS
SM
MD
LG