Lidhje

SHBA, gjyqi për sulmet në Benghazi


Një shtetas libian ka deklaruar pafajësinë në një gjykatë federale amerikane ku iu lexuan akuzat për përfshirje në sulmet e 11 shtatori 2011 në Bengazi të Libisë, gjatë të cilave u vranë katër shtetas amerikanë, përfshirë ambasadorin Chris Stevens.

Ahmed Abu Khattala deklaroi sot pafajësinë në një seancë të shkurtër. Khattala përballet me 18 akuza, ndër të cilat vrasje “të një personi të mbrojtur në bazë të ligjeve ndërkombëtare” dhe vrasjen e një personi gjatë sulmit ndaj një objekti federal. Për disa nga akuzat parashikohet dënimi me vdekje.

Avokatja e Ahmed Abu Khattalas tha se pret që qeveria federale të dorëzojë disa informata shtesë lidhur me akuzat ndaj klientit të saj. Seanca tjetër është parashikuar për më 9 dhjetor.

Khattala u kap nga forcat speciale amerikane në qershor dhe u soll në Shtetet e Bashkuara për t’u gjykuar. Ai është i pandehuri i parë që akuzohet lidhur me sulmin në Bengazi.

XS
SM
MD
LG