E dielë, 26 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Integrimi europian si argument në fushatë

Partitë kanë nisur një fushatë të parakohshme me tubime dhe takime me votuesit nëpër të gjithë vendin, si edhe me ture takimesh ndërkombëtare.

x
Madhësia e gërmave - +
Ilirian Agolli
Marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në po zënë një vend përherë e më të rëndësishëm në veprimtaritë elektorale të partive kryesore, që kanë nisur një fushatë të parakohshme me tubime dhe takime me votuesit nëpër të gjithë vendin, si edhe me ture takimesh ndërkombëtare.
 
PD dhe PS po e fajësojnë njëra tjetrën prej disa muajsh si shkaktare të vonesave gjatë ecjes së Shqipërisë drejt integrimit europian. Tashmë kjo temë pritet të zërë një vend të rëndësishëm edhe në fjalimet gjatë fushatës për zgjedhjet e 23 qershorit, kur secila palë po përpiqet të bindë votuesit se partia rivale është bllokuesja e reformave europiane dhe se votat i meriton partia tjetër.
 
Kryetari i PD-së dhe kryeministri Sali Berisha, thotë se drejtuesit e opozitës bllokuan rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, duke mos votuar ligje të rëndësishme në parlament, dhe për këto qëndrime opozita do të ndëshkohet përsëri nga zgjedhësit shqiptarë. Ai i bëri këto deklarata në një tubim në qytetin studenti me rastin e 22 vjetorit të rrëzimit të monumentit të diktatorit komunist Enver Hoxha.
 
“Shqiptarët në 23 qershor do të votojnë për integrimin e tyre në Europë, do të votojnë për liritë dhe të drejtat e tyre, do të votojnë për Shqipërinë e zhvilluar, për Shqipërinë europiane. Ne jemi ndryshimi. Ne do të fitojmë. Përpara!” - tha ai në tubim.
 
Ndërsa opozita mendon se bllokimin e rrugës europiane të Shqipërisë e ka shkaktuar qeveria, duke mos luftuar korrupsionin, dhe duke shkelur të drejtat njerëzore dhe ato demokratike të qytetarëve. Kryetari i PS, Edi Rama, bëri komente të ngajshme pas një takimi me drejtues të grupit socialist në Parlamentin Europian:
 
“Shqiptarët mund të vazhdojnë në rrugën e integrimit me një qeveri të dalë nga vota e lirë dhe sigurisht me një qeveri e cila të ndryshojë drejtimin e vendit. Është përditë e më e qartë për të gjithë se pse Shqipëria ka ngecur, se kujt i takon përgjegjësia për ngecjen e saj dhe se Shqipëria duhet të rifillojë rrugën e saj drejt perspektivës europiane përmes votës së lirë dhe përmes zgjedhjeve që të ndajnë këtë të shkuar që vazhdon me të ardhmen që është prapa derës”.  
 
Vendi është përfshirë nga një fushatë e hershme kur secila palë po flet përherë e më shumë për ekonominë, shëndetësinë dhe për gabimet e rivlave, ndërkohë që po mbledhin aleatë edhe kandidatë surprizë për listat e tyre të deputetëve, ndonëse zgjedhjet janë të sistemit proporcional, dhe deputetët vendosen në selitë qendrore të partive.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Musa Alihajdaraj nga: Germani
21.02.2013 15:08
Bashkimi Europjan nuk ka nji politik seroze per intergrimin e shqipetareve ne Bashikimin Europjan.Shqiperija pati rasitn te ndjek Kroacin por Berisha dhe Rama dy kausat e Shqiperis per ta intereset personale dhe partijake jan me te medha se intereset nacionale te Shqiperis dhe shqipetareve.Berisha dhe Rama nuk deshirojn te shohen Shqiperin ne Bashkimin Europjan nuk deshirojn nji Kosove sovran dhe te pamvarur por heshtin dhe i japin te drejt Serbis te nderhyj ne punet e mbredshme te Kosoves dmth Berisha dhe Rama punojn per interesa te Serbis dhe serbve e jo te shqipetareve.Lufta Berisha e Rama asht problemi serioz qe nuk lejon zgjedhjen e problemeve ne Shqiperi ne plotesimin e standarteve Europjane dhe shqipetaret te hyjne ne familjen europjane.Rama dhe Berisha duhet te zgjedhin konfliktet personale dhe partijake te vehen ne sherbim te Shqiperis dhe shqipetareve ose te ofrojn dorheqje.Populli shqipetare do te ishte sot ne familjen europjane sikur te mos egzistonte problemi mes Sali Berishes dhe Edi Rames.Shqipetaret duhet te zgjedhin Bashkimin Europjan apo Sali Berishen dhe Edi Ramen.Berisha asht i kenaqur si kryeminister e Edi Rama si shef i opozites.


nga: Anonim
21.02.2013 11:15
Integrimi ne BE nuk e duan forcat politike mazhoranca Berisha -Meta sepse lulezon krimi i organizuare dhe ngjarja e 21 janarit nuk zbardhet duke hedhur ne kosh provat e FBI Amerikane dhe akuza nga mostruoze karshi Ambasades Amerikane ,BE DHE OSBE sepse kerkojne te zbardhet ngjarja e 21 janarit por Pushteti ekonomik i Berishes i miqve dhe shokeve te vet ngrin maredheniet me Ambasadat te USA,BE DHE OSBE..VEPRO TANI


nga: shqiptar nga: austri
21.02.2013 08:13
Mendoj se nuk ka asnje "surprize" ne perzgjedhjen e kandidateve te PS. Po dalin publikisht si socialiste kandidate nga mediat e prokuroria shqiptare qe paraqiteshin si "te pamvarur"..
Pra po vertetohet se mediat e prokuroria shqiptare kane qene te dominuara nga "e majta" shqiptare. Se nga e ka origjinen kjo " e majte", nuk ja vlen te komentohet.
As edhe kandidimi i "biznesmeneve" socialiste nuk eshte ndonje risi nese kemi parasysh se 10 nga deputetet me te pasur te parlamentit shqiptar, jane socialiste.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Në pikëpyetje bisedimet për paqe në Siri

Pjesëmarrja e opozitës siriane në bisedimet e Gjenevës është ende e pakonfirmuar
Më tepër

PD prezanton pikat kryesore të programit

Kryeministri Berisha premton 250 mijë vende pune, tërheqjen e 6 miliard dollarëve investime të huaja dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE
Më tepër

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive