Lidhje

Incident tek ambasada amerikane në Berlin


Një shtetas gjerman është arrestuar pranë ambasadës amerikane në Berlin, pasi sulmoi sot personelin e sigurisë dhe deklaroi se kishte një bombë, gjë që u vërtetua si deklaratë e rreme më pas.

23-vjeçari u përpoq të futej me një valixhe në ambasadë, por nuk iu lejua hyrja. Pasi shtyu rojen, ai u arrestua dhe i tha policit se kishte lënë një bombë në një valixhe para hyrjes së ambasadës.

Zona përreth ambasadës u bllokua dhe policia gjeti valixhen ku, sipas autoriteteve kishte vetëm “sende personale”.

Një zëdhënës i policisët e përshkroi individin si “me probleme psikologjike” por nuk dha hollësi për identitetin e tij.

XS
SM
MD
LG