Lidhje

A do kandidojë nënpresidenti Biden për president?


Bashkëpunëtorët e nënpresidentit Joe Biden kanë rifilluar diskutimet për një garë të mundshme presidenciale 2016, pasi ai i kishte lënë mënjanë për një kohë të gjatë këto plane ndërsa i biri që vdiq para disa muajsh, vuante nga kanceri.

Sipas njoftimeve të medias, biseda të kohëve të fundit mes bashkëpunëtorëve të nënpresidentit Biden dhe donatorëve dhe operativëve demokratë kanë ushqyer zërat se ai do të futet në garë dhe do të sfidojë në zgjedhjet paraprake brenda partisë ish-sekretaren e shtetit Hillary Clinton e cila është kandidatja kryesore mes demokratëve.

Nëse zoti Biden e merr një vendim të tillë, ai pritet ta bëjë synimin e tij të njohur në fillim të shtatorit.

Në një artikull në gazetën the New York Times, thuhej se Beau Biden, i biri i nënpresidentit Biden që vdiq në maj nga kanceri në tru, e kishte inkurajuar të atin që të hynte në garë.

Nëse hyn në garë dhe nëse fiton, 72 vjeçari Biden do të ishte presidenti më i moshuar ndonjëherë në mandatin e tij të parë.

XS
SM
MD
LG