E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / SHBA

Takim Biden - Merkel në Mynih

x
Madhësia e gërmave - +
Zv/presidenti amerikan Joe Biden u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel gjatë zhvillimit të një konference për sigurinë në Mynih.

Zoti Biden e quajti Gjermaninë një partnere të rëndësishëme të Shteteve të Bashkuara, dhe citoi rëndësinë e aleancës transatlantike të Uashingtonit në botë. Të shtunën, zoti Biden do të mbajë një fjalim në Konferencën e 49-të Sigurisë në Mynih, një forum ku ai ka folur edhe katër vite më parë. Zyrtarët amerikanë thonë se ai do të zhvillojë  gjithashtu një sërë takimesh dypalëshe, mes tyre edhe takimi me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov.

Në takimet me gazetarët mbas takimit me zotin Biden, zonja Merkel shprehu indinjatën për lajmin e sulmit ndaj ambasadës amerikane në Turqi, dhe shprehu ngushëllimet për viktimat dhe familjet.
Zv/presidenti amerikan e falenderoi kancelaren gjermane për deklaratën e saj. Ky është udhëtimi i parë jashtë vendit i zoti Biden që kur nisi puna e administratës së presientit Obama në mandantin e dytë në 20 janar
 
Nesër zoti Biden do të mbajë një fjalim në Konferencën e 49-të të Sigurimit të Munihit. Zyrtarët amerikanë thonë se gjatë kohës së zhvillimit të konferencës, nënpresidenti amerikan do të ketë edhe një seri takimesh dypalëshe, përfshirë edhe atë me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Zoti Biden ka gjithashtu në plan të takohet me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara dhe Lidhjes Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi – i cili ka paralajmëruar se Siria "po shkatërrohet" si dhe me Moaz al-Khatib, president i Këshillit të Opozitës Siriane.

Zyrtarë të lartë nga e gjithë bota janë mbledhur në konferencën vjetore të sigurimit ndërkombëtar, ku pjesëmarrësit diskutojnë mbi çështje politike në një ambjent jozyrtar.


Kjo është vizita e parë jashtë vendit e zotit Biden që nga fillimi i mandatit të dytë të administratës Obama më 20 janar.

Zoti Biden e bëri ndalesën e parë në Berlin ku bisedoi me zonjën Merkel. Në Mynih, të dy udheheqësit shprehën indinjatën për sulmin në Turqi. Nënpresidenti Biden tha se pa një Europë të fortë nuk mund të përfytyrohet se si interesat amerikane mund të arrihen në botë.

Veç Sirisë, bisedimet ka të ngjarë të përfshinë edhe ekonominë globale, Afganistanin dhe programin bërthamor të Iranit.
 
Të shtunën, nënpresidenti Baiden do të mbajë një fjalim në Konferencën e 49të të Mynihut për Sigurinë, një forum ku ai foli edhe katër vjet më parë.

Zyrtarët amerikanë thonë se gjatë pushimeve të konferencës ai do të mbajë një sërë bisedimesh dypalëshe me funksionarë të ndryshëm, përfshirë edhe ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Zyrtarët thonë gjithashtu se zv/presidenti do t’i kërkojë zotit Lavror të bëjë një deklaratë më të qartë për pozitën e Rusisë ndaj Sirisë.
 
Rusia është aleate e Sirisë. Rusia dhe Kina i kanë vënë veton tri herë rezolutave të Këshillit të Sigurimit për masa ndaj Sirisë, megjithëse janë bërë objekt kritikash nga komuniteti ndërkombëtar si mbrojtëse të regjimit të Presidentit Bashar al-Asad.
 
Zv/presidenti Baiden ka në plan gjithashtu të zhvillojë bisedime dypalëshe në Mynih me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara dhe Lidhjes Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi, i cili ka paralajmëruar se Siria po shkatërohet, si dhe me Moaz al-Khatibin, presidentin e këshillit të opozitës siriane.
 
Diskutime të ngjashme pritet të zhvillohen javën e ardhëshme kur zv/presidenti të shkojë në Paris për t’u takuar me Presidentin e Francës Fransua Olondë dhe në Londër me Kryeministrin britanik, Dejvid Kameron dhe zv/kryeministrin Nik Kleg.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
01.02.2013 21:34
Takimi Bajden-Merkel eshte teper i rendesishme per sigurine Evropiane te Ballkanit dhe botes,deri tani politika gjermane ka qene as mish as peshk si per krizen ekonomike ne BE dhe per sigurine sidomos ne Ballkan ,Znj Merkel beri deklarate te forte per Serbine per te eliminuar strukturat paralele ne veri te kosoves por keto deklarate lideret serbe i hodhen ne kosh,pse Gjermania nuk e kushtezon marjen e statuesit per kandidat ne BE PER SERBINE TE NJOHE PAVARESINE KOSOVES..Gjermania nuk po investon ne Shqiperi kur te gjithe shqipetare kane nje besim te plote per gjermanet..eshte fatkeqesi qe Siria kalon nje lufte civile katastrofike ne shperberjen e Sirise me viktima te shumta ku fajtor eshte mostra BASHIR AL ASSAD ,RUSIA DHE KINA PSE NUK I KERKOHET CFARE KA NDERMEND ME SIRINE SEPSE E SHKATEROI DHE BOTA ARABE NXORI MESIM SE RUSIA KA NJE POLITIKE PERCA DHE SUNDO DHE DO TA PESOJNE EDHE TE TJERET POR NUK NXOREN MESIM NGA ARIU I BARDHE RUS.PSE NUK KONTROLLOHET INPJANTET BERTHAMORE TE IRANIT PRAP RUSIA DHE KINA I JAPIN SUPORT MOSTRES AMEDINEZHAT I CILI ESHTE HITLERI I DYTE PER TA FSHIRE NGA HARTA IZRAELIN..GJERMANIA DHE FRANCA DUHET TE DALIN NGA POLITIKA E ZBETE AS MISH AS PESHK DHE BRITANIA E MADHE TE MARE TIMONIN E POLITIKES EVROPIANE DHE BOTERORE ..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Uashingtoni pohon përdorimin e avionëve të telekomanduar

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder deklaron në një letër drejtuar udhëheqësve të Kongresit se SHBA kanë vrarë shtetas amerikanë me avionë të telekomanduar në Jemen e Pakistan në vitin 2009
Më tepër

Cameron: Sulmi i ngjan një akti terrorist

Kryeministri britanik shprehu tronditjen lidhur me sulmin e djeshëm në jug të Londrës që la të vrarë një person
Më tepër

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

FBI qëllon për vdekje një njeri lidhur me hetimin e Bostonit

FBI-ja thotë se një njeri që po merrej në pyetje lidhur me hetimin e shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit u qëllua për vdekje, kur ai sulmoi një agjent të FBI-së në Florida
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive