E martë, 21 maj, 2013

Lajme / SHBA

Presidenti Obama fillon zyrtarisht mandatin e dytë

x
Madhësia e gërmave - +
Pas fitores në një garë të ashpër presidenciale, Presidenti amerikan Barak Obama bëri zyrtarisht betimin në një ceremoni private në Shtëpinë e Bardhë.
 
Zoti Obama bëri betimin zyrtar për një mandat të dytë me dorën e tij mbi një Bibël që i përket familjes së zonjës së parë, Michelle Obama.
 
Sot paradite, presidenti dhe nënpresidenti Joe Biden, i cili bëri betimin më parë, morrën pjesë në ceremoninë tradicionale të vendosjes së kurorës tek Ushtari i Panjohur në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit.
 
Kushtetuta amerikane kërkon që presidenti të bëjë betimin më 20 janar. Meqë kjo datë këtë vit është ditë e dielë, presidenti dhe nënpresidenti do ta ribëjnë betimin nesër në një ceremoni tradicionale publike, përpara ndërtesës së Kongresit.
 
Ceremonia e së hënës nuk pritet të jetë me një pjesëmarrje po aq të madhe sa në inaugurimin e parë të presidentit kur në Uashington erdhën gati 2 milion njerëz për të qenë dëshmitarë të betimit të presidentit të parë afrikano-amerikan. Këtë vit, pritet të marrin pjesë gati 800 mijë njerëz në inaugurimin e dytë dhe të fundit të presidentit Obama.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Senati amerikan: Apple, problem me taksat

Një Komisioni i Senatit amerikan thotë se kompania Apple ka krijuar filiale të huaja pa asnjë të punësuar apo pa zyra fizike, në mënyrë që të paguajë më pak ose aspak taksa mbi fitimet e saj.
Më tepër

Presidenti Obama vlerëson Birmaninë për reformat

Udhëheqësi amerikan lavdëroi homologun e tij birmanez që gjatë kohës në detyrë është përpjekur për të ulur tensionet me Uashingtonin
Më tepër

Presidenti Obama, shqetësim rreth rolit aktiv të Hezbollahut në Siri

Presidenti Obama i telefonoi dje homologut të tij libanez për të shprehur shqetësim rreth rolit aktiv dhe në rritje të Hezbollahut në Siri
Më tepër

Rritet në 51 numri i të vdekurve nga stuhia në Oklahoma

Në mesin e të vrarëve kishte edhe fëmijë të cilët ndodheshin brenda në shkolle, kur tornado goditi të hënën pasdite.
Më tepër

Rusi: Zyrtarët thonë se vranë dy militantë

Forcat e sigurisë thane se ata po planifikonin një sulm terrorist në kryeqytet
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive