Lidhje

Biden: SHBA e kupton rrezikun e PKK ndaj Turqisë


U.S. Vice President Joe Biden, left, shakes hands with Turkish Prime Minister Ahmet Davutoglu, right, following a joint news conference after their meeting in Dolmabahce Palace in Istanbul, Jan. 23, 2016.
U.S. Vice President Joe Biden, left, shakes hands with Turkish Prime Minister Ahmet Davutoglu, right, following a joint news conference after their meeting in Dolmabahce Palace in Istanbul, Jan. 23, 2016.

Nënpresidenti amerikan Joe Biden theksoi rëndësinë strategjike të Turqisë, pas një takimi me kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu në Stamboll. Ai tha se të dyja vendet kanë shënuar përparim për një sërë çështjesh.

Konflikti sirian dhe lufta kundër Shtetit Islamik, ishte në krye të bisedimeve mes nënpresidentit Biden dhe kryeministrit Davutoglu. Takimi bëhet në prag të bisedimeve të paqes për Sirinë në Vienë. Zoti Biden, duke folur para gazetarëve me zotin Davutoglu, tha se diplomacia nuk është alternativa e vetme për Uashingtonin për të zgjidhur gjendjen në Siri.

"Ne e dimë që është më mirë të arrijmë një zgjidhje politike. Por ne jemi të përgatitur që nëse kjo nuk është e mundur, t’i kthehemi zgjidhjes ushtarake dhe të mposhtim Daeshin”.


Ankaraja i ka kërkuar Uashingtonit që të ndërhyjë ushtarakisht në konflikt. Ndërkohë, emërues i përbashkët u gjet edhe në drejtime të tjera, ndërsa zoti Biden i konsideroi si kërcënime të njëjta grupin kryengritës kurd PKK dhe Shtetin Islamik.

"Përsa u takon veprimeve të tyre, Daesh, PKK dhe Al Nusra, nuk kanë ndonjë dallim të madh, ata janë thjesht grupe terroriste”.

Ankaraja është kritikuar ashpër nga aleatët se i ka përqendruar më shumë përpjekjet ushtarake ndaj PKK-së që po lufton ndaj Shtetit Islamik në Irakun fqinjë. Por zoti Biden nuk e identifikoi milicinë kurde siriane, PYG si organizatë terroriste.

Kryeministri Davutoglu vazhdimisht iu referua grupit PYG, si një vazhdim i PKK-së.

Megjithë kritikat në rritje nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për aksionet e Turqisë ndaj PKK-së, zoti Biden duket se ofroi mbështetjen e tij.

Ai duket se shmangu edhe kritikat ndaj dislokimit të paautorizuar të forcave ushtarake turke në Irak, duke thënë vetëm se ishte i sigurt se Bagdadi dhe Ankaraja do ta zgjidhin çështjen.

XS
SM
MD
LG