Lidhje

SHBA premton mbështetje për Ukrainën


Nënpresidenti amerikan Joe Biden tha në një organizatë hulumtuese në Uashington të mërkurën se “përsa kohë udhëheqësit e Ukrainës vazhdojnë reformat, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrah tyre”.

Duke folur në Institutin Brookings, nënpresidenti tha se Shtetet e Bashkuara kanë dhënë më shumë se 470 milion dollarë ndihmë ekonomike që nga fillimi i krizës në Ukrainë.

“Përveç 1 miliardë dollarëve hua të garantuar vitin e kaluar, dhe një miliardë dollarë hua të garantuar të nënshkruar këtë muaj, ne do të japim ndoshta edhe një miliardë dollarë të tjera deri në fund të vitit, në se Ukraina vazhdon rrugën e reformave.”

Ai tha se ndihma amerikane do të vazhdojë të adresojë drejtpërdrejt tragjedinë njerëzore të krijuar nga agresioni rus.

“Është në interesin tonë dhe do të argumentoja në interesin e botës që kjo Ukrainë e re si një vend i orientuar nga reformat, e pavarur, demokratike dhe e begatë të mos mund të korruptohet, manipulohet apo frikësohet.”

Nënpresidenti tha se është ky ideali i atyre që po japin jetën për Ukrainën.

“Dhe një ditë do të shërbejë si një shembull për rusët në anën tjetër të kufirit që do të shohin çfarë është e mundur kur një vend realizon reforma të vërteta.”

Presidenti rus Vladimir Putin po vë bast me Ukrainën se ai është më i fortë sesa Perëndimi, Bashkimi Evropian dhe Natoja, tha zoti Biden.

Nënpresidenti amerikan tha gjithashtu se veprimet e Rusisë mbështeten nga një makinë propogandistike agresive e sponsorizuar nga shteti që shpërndan informacione të rreme.

XS
SM
MD
LG