E premte, 01 gusht, 2014

Lajme / Shëndetësi

Bimët mjekësore

x
Shumë ilaçe moderne kanë origjinën e tyre nga natyra, dhe disa studiues thonë se kurat tradicionale bimore përmbajnë të fsheta për mjekësi të avancuar. Në vazhdim ju njohim me një profesor farmakologjie në Los Anxheles që studion mënyrat e amerikanëve autentikë për shërime.
 
Alpinistët shpesh eksplorojnë ultësirë e pyjeve për rreth Los Angelesit, por ky grup alpinistësh ka një qëllim tjetër. Ata janë duke mësuar se si indianët e Amerikës kanë përdorur bimësi lokale në shërimin e tyre, duke përfshirë edhe bimët si Yerba Santa, që përdorej nga kolonët e hershëm spanjollë për probleme të mushkërive.
 
Grupi udhëhiqet nga James Adams, profesor i farmakologjisë në Universitetin e Kalifornisë Jugore.
 
"Shkenca e farmakologjisë fillimisht ishte shkencë e të dalurit në natyrë, për të folur me mjekët popullorë, për të gjetur bimë të përdorura në shërimin e sëmundjeve, dhe pastaj duke i marrë këto bimë në laborator për të kutuar se në ç'mënyrë ato shërojnë".
 
Aspirina, për shembull, ishte nxjerrë në shekullin e 19-të nga acidi salicik, dikur i përdorur nga mjekësia popullore kundër dhimbjeve dhe etheve dhe  gjenden në bimët si shelgu. Ajo u zhvilla dhe tregtohet nga kompania gjermane Bayer.
 
Prof. Adams thotë se çdo shoqëri ka zhvilluar një formë të mjekësisë të bazuar në bimë.
 
"Sigurisht, në Indi, ata kanë mjekësi Ayurvedic. Në Kinë kanë mjekësi tradicionale kineze. Në vendet arabe, kanë shërimin tradicional arabe. Hebrenjtë kanë shërimin tradicional hebre, dhe me radhë. Gjithkush ka mënyrën e vet të shërimi që varet nga bimët medicinale vendore".
 
Në Kaliforni, banorët Chumash kanë mësuar nga përvoja se cila bimë ndihmon për çdo sëmundje.
 
"Ne kemi, natyrisht, Sagebrush, e cila prodhon një vaj për fërkim për zbutjen e dhimbjeve që unë mendoj se të gjithë duhet të mësojnë se si ta përdorin, sepse ky vaj është shumë më i sigurt se sa barnat jo-steroidal kundër pezmatimeve, dhe  shumë më i sigurt se ilaçet opioid".
 
Përveç lehtësimin e dhimbjeve, Adams thotë se aroma e këndshme e sagebrushit të Kalifornisë ndihmon njerëzit për t'u çlodhur. Ai thotë se një bimë e quajtur Bayonet spanjolle përdorej nga indianët e Amerikës për ushqim. Gjethet dhe rrënjët e saj prodhojnë nje lloj sode, dhe fibra e kësaj bime mund të përdoret për mbylljn e e plagëve, dhe për bërjen veshje.
 
Një bimë e quajtur chamise mund të përdoret kundër problemeve të lëkurës, ndërsa bima  Kalifornia bay ka cilësinë e anestezisë dhe ndihmon kundër dhimbjeve të dhëmballës.
 
Prof. Adams paralajmëron se disa bimë janë helmuese, dhe thotë se njohja e bimësisë është thelbësore. Ai mësoi shërimin tradicional nga një mjek popullor i fisit indian Chumash, dhe nganjëherë merr mostrat bimësh në laboratorin e tij për të mësuar se si veprojnë.
 
Ai thotë se barnat moderne janë të rëndësishme në mjekësi, por shpesh janë të amortizuar dhe mund të jenë të dëmshme.
 
"Sigurisht, në qoftë se keni nevojë për një medikament që mund të ju ndihmojë, atëherë ju duhet të përdorni këtë ilaç. Por gjëja që vazhdojmë të harrojmë është e para dhe më kryesorja për të balancuar shëndetin. Kthimi i trupit në ekuilibër bën që trupi juaj mund të shërohet vetë".
 
Adams thotë se një dietë e mirë dhe ushtrimi janë dy çelësat për një jetë të shëndetshme, dhe se një eksursion malor në kërkim për bimët medicinale është një tjetër mënyrë e mirë për të mbajtur trupin në ekuilibër.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Vladimir nga: Shqiperi
13.06.2013 21:27
Pershendetje. Me pelqeu ky artikull mbi bimet mjekesore, e me shume me pelqeu paragrafi I fundit qe keshillon se ushqyerja e rregullt dhe ushtrimi, bejne te mundur qe trupi te gjej ekuilibrin edhe pa ilace. Nje dijetar kishte nje thenie shume te gjetur: Jeta ngjason me ngarjen e nje biciklete. Duhet te levizesh qe te ruash ekuilibrin. Pa levizur, rrezohesh. Faleminderit VOA.

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
31.07.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Lindja e Mesme, armëpushim 72-orësh

Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara bënë të njohur se Israeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një armëpushim pa kushte 72-orësh.
Më tepër

Vjedhja e Bankës, 6 arrestime të reja

Përfundojnë në pranga 5 punonjës të Bankës dhe një i afërm i Ardian Bitrajt, personit të dyshuar si autor i vjedhjes së afër 7 milion dollarëve
Më tepër

Të premten shqyrtohet ligji i imigracionit në Dhomën e Përfaqësuesve

Republikanët në Senat e bllokuan të enjten votimin për ligjin që do të prekte krizën e imigracionit, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve e shtyu periudhën e pushimeve të verës për shkak të tij
Më tepër

Miratohet me 88 vota reforma territoriale

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule voton kundër. Debate mbi respektimin e minoriteteve dhe Himarën. Kryeministri Rama: Himara nuk është minoritare
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
31.07.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Members of the House of Representatives begin to head for the door on Capitol Hill in Washington as Congress leaves for a five-week summer recess.
  • Codepink activists, dressed to symbolize those wounded and killed in Gaza, rally outside the Israeli Embassy in Washington, DC.
  • Children play on a carnival ride during Eid al-Fitr Holiday in Kabul, Afghanistan.
  • Indian villagers watch rescue operations at the site of a massive landslide in Malin village in Pune district of western Maharashtra state.
  • A couple sit on the promeade and look at the burnt remains of a section of Eastbourne pier, southern England.
  • A close up of newspaper front pages focusing on the Ebola outbreak, including a newspaper (l) reading 'Burn all bodies' in the city of Monrovia, Liberia.
  • Noa (kneeling), the girlfriend of Israeli soldier Guy Algranati, mourns during his funeral in Tel Aviv. Algranati was killed on Wednesday by a booby trap detonated as he and 2 other soldiers uncovered a tunnel shaft.
  • A Palestinian, who fled his family's house following the Israeli offensive, sleeps as he takes refuge inside a classroom at a United Nations-run school in Jabaliya refugee camp in northern Gaza Strip.
  • Ifeoma Nwoye of Nigeria is carried away by her coach after she lost her women's freestyle 55kg wrestling semi-final to Brittanee Laverdure of Canada at the 2014 Commonwealth Games in Glasgow, Scotland.
  • Australia's Olivia Vivian performs at the women's All-Around Artistic Gymnastics at the 2014 Commonwealth Games in Glasgow, Scotland, July 30, 2014. (Picture taken with multiple exposure function)
  • A burger set is on display at a McDonald's restaurant in Hong Kong. Many consumers in Shanghai, Beijing and Hong Kong say they plan to scale back their visits to McDonald's, at least for now, but noted that the low prices make it hard to give up.
  • A woman is placing freshly-bought apples in her bag at a market in Warsaw, Poland. Russia said it was banning most fruit and vegetable imports from Poland. Many believe that the ban was imposed as retaliation for Poland’s support for the EU sanctions against Russia over the armed conflict in Ukraine.

Interaktive