Lidhje

Sulme të reja nga Boko Haram në Nigeri


Grupi ekstremist Boko Haram që vepron në Nigeri ka vrarë 13 vetë dhe ka plagosur mbi 17 të tjerë në një sulm ndaj një zone të banuar në shtetin Borno.

Një banor tha se kishte dëgjuar dje dhjetëra shpërthime granatash të hedhura nga ekstremistët.

Dëshmitarët thonë se pas sulmit, anëtarë të një grupi lokal për vetëmbrojtje dolën në rrugë për të mos lejuar avancimin e Boko Haramit.

Incidenti ndodhi disa orë pas një sulmi të Boko Haramit ndaj një mjedisi ku ishin mbledhur disa dasmorë në Tashan-Alede, një fshat bujqësor në shtetin Borno. Dëshmitarët thonë se një shpërthim tjetër kishte goditur ndërtesën kur njerëzit po përpiqeshin të nxirrnin viktimat. Sulmet lanë të paktën shtatë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

XS
SM
MD
LG