E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / Bota

Tragjedia në Brazil: Arrestohen tre persona

x
Madhësia e gërmave - +
Policia në Brazil tha se tre persona janë arrestuar në lidhje me zjarrin në një klub nate ku u vranë më shumë se 230 persona të djelën në mëngjes.
 
Media lokale njoftoi se një nga pronarët e klubit dhe dy anëtarë të bandës muzikore që po luante atë natë janë arrestuar.
 
Zjarri përpiu me shpejtësi klubin e natës në Santa Maria, në jug të Brazilit, duke bllokuar njerëzit në sallën e mbushur. Më shumë se 100 persona janë plagosur.
 
Zyrtarët thane se klubi ishte mbushur me student kur filloi zjarri. Të mbijetuarit thane se një anëtar i grupit muzikor hodhi mjete argëtuese me zjarr në tavan, duke shkaktuar zjarrin në ndërtesë.
 
Shumë nga viktimat u asfiksuan ose u shtypën me këmbë ndërsa njerëzit në panic shtynin për të dale nga ndërtesa që kishte sipas të mbijetuarve vetëm një dalje emergjente të hapur.
 
Anëtarët e familjeve kanë filluar të varrosin të afërmit e tyre.
 
Ndërsa vendi vajton, Brazili anuloi një shfaqje të planifikuar për sot në kryeqytetin Brazilia, për të shënuar 500 ditët nga fillimi i Kampionatit Botëtor të Futbollit 2014.
 
Katastrofa ndodh në një kohë që Brazili po përpiqet t’i tregojë  pjesës tjetër të botës se është gati të mirëpresë vitin e ardhshëm Kampionatin Botëror dhe Lojrat Olimpike në 2016-ën.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: ROLAND DURDA nga: ALBANIA-TIRANA
29.01.2013 13:19
NE EMER TE TE GJITHEVE TIFOZAVE TE EKIPIT KOMBETAR TE FUTBOLLIT BRAZILJAN IN ALBANIA SHPREHIM KEQARDHJE`N TONE PER NGJARJEN E RENDE NE PUB-NATE NE BRAZIL.QEVERIA E BRAZILIT DUHET TU GJENDET BPRANE TE GJITHEVE FAMILJEVE QE HUMBEN TE AFERMIT E TYRE.UROJ SHERIM SA ME SHPEJTE PER PERSONAT E PLAGOSUR.QEVERIA E BRAZILIT DUHET TE MARE SHEMBULL NGA FQINJI I SAJ VERIOR MBI KONTROLLIN E ARMEVE NE PUBLIK,KONTROLLI I MJETEVE,FISHEKZJARE DHE PERDORIMI I TYRE NE PUBLIK.MBAS 499 DITEVE KEMI KAMPIONATIN BOTEROR TE FUTBOLLIT.GOD BLESS SO MUCH THE FAMILY AND ALL PEOPLE IN BRAZIL.WITH REGARDS ROLAND DURDA---FROM ALBANIA TIRANA.


nga: Petrit
28.01.2013 10:08
Ngushullime famijeve te viktimave dhe miqeve te tyre.Zoti i prehte ne paqe keto viktima te pakujdesit e rregullave ne nje shoqeri njerezore.Amen


nga: Anonim
28.01.2013 08:43
Ngushellime te sinqerta familjeve te viktimave ne Brazil.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Bruksel: Takim për energjinë

Presidenti i BE-së Herman Van Rompuy tha se Evropa rrezikon të bëhet kontinenti i vetëm që varet tek energjia e importuar
Më tepër

Pheniani dërgon një emisar të posaçëm në Pekin

Z. Choe besohet të jetë zyrtar i nivelit më të lartë që Pheniani ka dërguar në Pekin që kur z. Kim mori përsipër udhëheqjen e vendit pas vdekjes së babait të tij në fund të vitit 2011.
Më tepër

SHBA dhe Rusia, marrëdhënie të ndërlikuara

Analistët: Mosmarrëveshjet e mëparshme pengojnë përpjekjet amerikano-ruse për të ndihmuar Sirinë
Më tepër

SHBA - Reforma e imigracionit

Komisioni i Senatit amerikan për çështje Juridike ka miratuar një projekt-reformë masive të imigracionit, duke votuar që dokumenti t'i kalojë Senatit për diskutim.
Më tepër

Sekretari Kerri në mision diplomatik mbi Sirinë

Sekretari Kerry do të flasë në konferencën e Grupit Miqtë e Sirisë që mbështet opozitën siriane, për të ndërtuar konsensus për një konferencë paqeje ndërkombëtare që organizatorët duan të mbajnë muajin e ardhshëm në Gjenevë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive