Lidhje

Parlamenti britanik miraton sulmet ajrore në Siri


Deputetët britanik miratuan të mërkurën kërkesën e kryeministrit David Cameron, për të marrë pjesë në sulmet ajrore kundër grupit Shteti Islamik në Siri. Në mbështetje të sulmeve votuan 397 deputetë ndërsa 223 ishin kundër.

Kryeministri Cameron, i cili foli në parlament tha se sulmet ajrore do të jenë “pjesë e një strategjie të gjerë” për të mundur lëvizjen militante.

​Britania ka kryer sulme ajrore në Iraq për më shumë se një vit dhe Cameron u kërkoi ligjvënësve zgjerimin e tyre edhe në Siri për të sulmuar militantët që siç tha ai, po komplotojnë sulme në perëndim.

Pas dhjetë orë debatesh shpeshherë të nxehta, kërkesa u miratua.

Kreu i Partisë Laburiste të opozitës, Jeremy Corbyn tha se zoti Cameron “nuk ka arritur të bindë pothuajse askënd” se forcat tokësore do të ishin në gjendje të rimerrnin kontrollin e territorit që mbahet aktualisht nga Shteti Islamik, nëse goditjet ajrore britanike arrijnë të ndihmojnë koalicionin të fitojë epërsi ndaj ekstremistëve.

XS
SM
MD
LG