Lidhje

Britania kryen sulmin e parë ajror kundër IS


Britania ka kryer sulmin e parë ajror kundër Shtetit Islamik në Irak.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot nëpërmjet mediave sociale se aeroplanët e saj ushtarakë kanë goditur një pikë armatimi të rëndë të militantëve. Ky sulm ajror shënon fillimin e përfshirjes së Britanisë në koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ku përfshihen forca ushtarake arabe dhe evropiane.

Të mbështetur nga ushtria irakiane dhe nga 11 sulme ajrore të koalicionit, luftëtarët kurdë kanë kryer sot disa sulme kundër pozicioneve të Shtetit Islamik në Irak.

Komanda Qendrore e SHBA-së u shpreh më herët se fushata e tyre ajrore në Siri ka vazhduar. Avionë të telekomanduar dhe avionë luftarakë me pilot kanë goditur 11 shënjestra, përfshirë edhe artileri të rëndë dhe raketahedhëse në rrethinat e qytetit Kobane.

Ofensiva dy-javore e Shtetit Islamik ka shtyrë tashmë rreth 160 mijë refugjatë përtej kufirit me Turqinë, e cila të hënën rriti prezencën e saj ushtarake në kufirin pranë Kobane.

Parlamenti turk pritet të votojë të enjten një legjislacion që do të autorizojë veprime ushtarake kundër Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG