Lidhje

Britania rrit nivelin e kërcënimit terrorist


Britania e rriti nivelin e kërcënimit terrorist nga i konsiderueshëm në të lartë, ndërsa kryeministri britanik David Cameron tha se “retorika helmuese ekstremiste islamiste” është një problem i madh për vendin e tij dhe gjithë botën.

Vendimi për të rritur nivelin e kërcënimit në nivelin “i lartë” që do të thotë se një sulm terrorist konsiderohet shumë i mundur, ka lidhje me zhvillimet në Irak dhe Siri. Është niveli i dytë më i lartë mes pesë niveleve të kërëcnimeve të sigurisë.

Zoti Cameron thotë se terroristët e kanë “përçudnuar fenë islamike” për të nxitur programin e tyre të dhunës. Ai tha se problemi me ekstremistët e Shtetit Islamik është i lidhur me faktin se për vite të tëra qeveria irakiane nuk ka mundur të shtrijë autoritetin e vet në gjithë vendin.

XS
SM
MD
LG