E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Evropë

Vjedhje diamantesh në aeroportin e Brukselit

x
Madhësia e gërmave - +
Tetë persona të armatosur çanë një gardh sigurie në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit, hynë me makinë në pistë dhe vodhën një sasi diamantësh që kapnin shifrën 50 milionë dollarë nga një avion që kishte si destinacion Zvicrën, pa iu dashur të qëllonin asnjë plumb.
 
Një zëdhënës i aeroportit tha se hajdutët e hapën gardhin rrethues dhe shkuan me makinë deri tek avioni zvicerian i pasagjerëve, që ishte gati për t’u nisur.

“Ata ndaluan pranë aeroportit dhe të armatosur rëndë, kanë marrë një sasi mallrash nga avioni dhe më pas ikën me shpejtësi me makinë duke dalë nga i njëjti vend, nga ku hynë”, tha zëdhënësi i aeroportit të Brukselit Jan Van der Cruysse.

Policia gjeti një automjet të djegur pranë aeroportit në Zaventem të hënën në mbrëmje dhe tha se po vazhdon kërkimin e të dhënave.

Mendohet se diamantët e grabitur kapin shifrën 50 milionë dollarë, sipas Caroline De Wolf të Qendrës Botërore Antwerp për diamantët.

Fluturimi zvicerian për në Zurich u anullua. Swiss, një degë e Lufthansës gjermane nuk pranoi të komentonte për ngjarjen, duke përmendur si arsye hetimin në vazhdim.

Sigurimi për transportin ajror është zakonisht jo shumë i kushtueshëm sepse konsiderohet rruga më e sigurt për transportin e objekteve të vogla me vlerë të lartë, sipas ekspertëve.

Ndryshe nga një makinë ose kamion, një avion konsiderohet jashtë rrezikut pasi ngrihet nga toka, dhe shumë i sigurt para nisjes dhe pas arritjes, pasi avioni është gjithmonë brenda perimetrit të aeroporteve, që janë zakonisht nën masa sigurie të rrepta.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Sekretari Kerry në Oman

Diplomati i lartë amerikan vazhdon përpjekjet për organizimin e konferencës së paqes mbi Sirinë - në pikëpyetje pjesëmarrja e Iranit
Më tepër

Senati amerikan: Apple, problem me taksat

Një Komisioni i Senatit amerikan thotë se kompania Apple ka krijuar filiale të huaja pa asnjë të punësuar apo pa zyra fizike, në mënyrë që të paguajë më pak ose aspak taksa mbi fitimet e saj.
Më tepër

Presidenti Obama vlerëson Birmaninë për reformat

Udhëheqësi amerikan lavdëroi homologun e tij birmanez që gjatë kohës në detyrë është përpjekur për të ulur tensionet me Uashingtonin
Më tepër

Presidenti Obama, shqetësim rreth rolit aktiv të Hezbollahut në Siri

Presidenti Obama i telefonoi dje homologut të tij libanez për të shprehur shqetësim rreth rolit aktiv dhe në rritje të Hezbollahut në Siri
Më tepër

Oklahoma: 91 të vdekur nga tornadoja

Në mesin e të vrarëve kishte edhe të paktën 20 fëmijë të cilët ndodheshin brenda një shkolle, kur tornadoja goditi të hënën pasdite.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive