E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Evropë

Mali Bugaraç pikë e sigurtë gjatë apokalipsit

France Mountain Pic De Bugarach 2011 111111France Mountain Pic De Bugarach 2011 111111
x
France Mountain Pic De Bugarach 2011 111111
France Mountain Pic De Bugarach 2011 111111
Madhësia e gërmave - +
Qindra njerëz pritet të vizitojnë pikën më të lartë të malit Bugaraç në Pirene më 21 dhjetor, datë, që sipas kalendarit të Majas, bota do të marrë fund. Por autoritetet franceze kanë vendosur të bllokojnë hyrjen në zonë, madje edhe çdo rrugë nëntokë nga 19 deri më 23 dhjetor, me përjashtim të 200 banorëve të fshatit.
 
E nxitur nga thashethemet në Internet, besimtarë të dedikuar shpresojnë që maja e këtij mali të sigurojë strehë nga apokalipsi.

Me një lartësi prej 1,230 metrash, afër kufirit mes Francës dhe Andorrës, mali Bugaraç është pika më e lartë e vargmaleve Corbierë.

Hidrauliku 30 vjeçar Ludovik Broke, besimtar i apokalipsit, shkoi me këtë rast nga Bordoja në fshatin Bugaraç.

Për gati një javë ai ka qëndruar në malet afër majës së malit Bugaraç.

“Jam përgatitur për këtë udhëtim gjatë 12 muajve të fundit dhe kam qënë në dijeni të këtij skenari për dy vjet. Kam ardhur këtu me synimin për të mësuar rreth kësaj rruge, kjo vorbull që mund të hapet për ditën e fundit të botës”,  thotë ai.

Në rast se parashikimet rezultojnë të jenë të pasakta, qyteti i vogël Bugaraç, me 200 banorët e vet, do t’i kthehet me kënaqësi qetësisë së mëparshme.

“Kur u transferova në këtë fshat, mund të shkoje në majë të malit dhe gjithë ditën mund tëmos shikoje asnjeri. Tani kemi plot vizitorë, që mund të kenë edhe dëmtuar natyrën e bukur që ekzistonte aty më parë dhe kjo është për të ardhur keq”, thotë britanikja Valerie Austin, e cila jeton në Bugaraç që prej vitit 1988.

Prefekti rajonal, Erik Frejselinar thotë se gati 100 policë dhe zjarrfikës do të bllokojnë kalimin për në majën e malit.

“Ne nuk do të lejojmë kalimin për në pikën më të lartë të malit. Për pesën tjetër të zonës, ne do të kontrollojmë hyrjen në fshat varësisht nga numri i vizitorëve. Nëse ky numër do të jetë ashtu siç pritet, rerth 200-300 veta, ne do të lejojmë ardhjen e tyre në fshat”.

Ndërkohë, çmimet e shtëpive në fshat janë ngritur ndjeshëm vitet e fundit si pasojë e thashethemeve rreth apokalipsit. Kryetari i Bashkisë së fshatit, Zhan-Pier Delor thotë se disa banorë u përpoqën të përfitonin nga ky parashikim.

“Ata i dyfishuan çmimet e shitjes së shtëpive apo pasurive, por asgjë nuk u shit”, thotë ai.

Zhan-Pier Delor ka qënë kryebashkiak i fshatit Bugaraç për të paktën 36 vjet dhe ai nuk do gjë tjetër veçse rikthimin e gjendjes normale.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: IIzber Pasjaqa nga: Skandinavi
13.12.2012 09:40
Se pari ky kalendar nuk mund te tregoi asgje te verte sepse per perfundimin e botes njeriu dhe qdo gjalles tjeter ne tok kurr nuk kane mundesi te dijn.Kete gje e din vetm ai i cili e ka krijuar dhe ai eshte Allahu dhul xhelal.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pres. Obama flet sot tek Porta e Brandenburgut

Ai ka në plan t’u bëjë thirrje evropianëve dhe amerikanëve të bashkohen për të luftuar sfidat e kohës moderne, kur t’u drejtohet mijëra gjermanëve në Berlin
Më tepër

SHBA fillojnë nesër bisedime me talebanët në Katar

Pres. Obama tha në takimin e nivelit të lartë të G8-s se këto bisedime janë “hapi i parë fillestar”, por paralajmëroi se pret “vështirësi gjatë procesit”
Më tepër

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive