E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Presidenti Nishani kërkoi profesionalizëm nga hetuesit

Zoti Nishani tha se bashkëpunimi mes institucioneve është i domosdoshëm dhe kërkon profesionalizëm, integritet, kurajo dhe pavarësi

x
Madhësia e gërmave - +
Ilirian Agolli
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani u bëri sot thirrje drejtuesve të lartë të prokurorisë dhe drejtuesve hetimorë, që të luftojnë në bashkëpunim krimin e organizuar, korrupsionin dhe krimin ekonomik në veçanti, sepse, sipas tij, ato janë një sfidë e përhershme të drejtësisë.
 
Presidenti Nishani i bëri këto komente në një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, si dhe drejtues të prokurorisë së krimeve të rënda, prokurorisë së Tiranës, Task-Forcës hetimore dhe prokurorë të tjerë. Zoti Nishani tha se “bashkëpunimi mes institucioneve është i domosdoshëm dhe kërkon profesionalizëm, integritet, kurajo, pavarësi”.
 
Presidenti Nishani kërkoi që prokuroria të nisë hetime me nismën e saj për çdo sinjal për krim që vjen nga shoqëria, nga denoncimet e medias, nga institucionet dhe nga çfarëdo burimi. “Pavarësia e prokurorëve vjen nga profesionalizmi i tyre”, - tha ai. Zoti Nishani tha se “çdo prokuror i thjeshtë dhe çdo institucion hetimor do të ketë tek presidenti i Republikës mbështetjen më të fortë për të bërë drejtësi dhe për të përmirësuar kështu jetën e qytetarëve”.
 
Prej disa javësh institucioni i akuzës ka në krye një prokuror të ri të përgjithshëm, i cili së bashku me presidentin, KLD, ministrinë e drejtësisë po bashkëpunojnë për t’i dhënë një shtytje të fortë ndriçimit të akteve kriminale në Shqipëri, si dhe goditje të reja korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar, për të fituar me prova të pakundërshtueshme gjyqet kundër tyre në gjykatat e vendit.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petro Jashari nga: U S A
20.02.2013 11:09
Zoti president leri retorikat boshe, pyetja shtrohet konkrete, prokurorija dhe fbi i dha provat shkencore per vrasjet ne trotuar te 4 demostresve me 21 Janar konkretisht ju cfar arsyetimi jepni e me ke ini.


nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
19.02.2013 22:31
Qytetaret nuk besojne me ne keto lloj deklarimesh. Kemi 20 vite qe degjojme te flitet dhe krimi e korrupsioni jo vetem qe nuk luftohen por krijojne imunitet me ata qe duhet t'i luftojne. Per aq koha sa politika te jete e njollosur dhe e kapur nga krimi e korrupsioni, drejtesia nuk ka per t'i luftuar kurre ato. Nuk vuan as prokuroria dhe as gjykata per profesionalizem. Çeshtja eshte se prokurori e gjyqtari kanosen dhe blihen e shiten nga politika. Po nuk nderhyne nderkombetaret, vendi yne ka marre humneren.


nga: Anonim
19.02.2013 22:30
Shqiperia po mbahet peng nga krimi i organizuare i Qeverise Berisha--Meta,prandaj eshte ne nderin tuaj Z Nishani te vini ne pune Kryeprokurorin Adriatik LLalla te zbardhe plotesisht ngjarjen e 21 janarit dhe fallsifikimin e proves nga eksperti Cardhaku duke futur ashkel druri ne robat e te ndjerit Ziver Veizi por edhe keto robe nuk ishin te ndjerit Ziver Veizi ku e gjen kete force kjo gjykate qe te shpalle te pafajshme Ndrea Prendi dhe Agim LLupo ku provat e FBI jane te sakta por urdherin qe i jep Berisha keta gjyqtare faqezinj duan te ulin poshte FBI Amerikane dhe Ambasadoret Arvizi,Sekui dhe Volfart duhet te zbardhet vidio Meta-Prifti dhe te mare denimin e merituar gjyqtaret Becaj dhe Fullani qe nxoren te pafajshme Meten sepse dy gjyqtare moren rushfet nga Meta.Te zbardhet afera koruptive te gjirit te lalzit ku u vra gjyqtari Skerdilajd Konomi nga mafia e tokave Monika -Argitaduhet zbardhe pasurite maramendese te Berishes,Nanos dhe Metes dhe miqte e tyre Z Nishani duhet te vini ne pune kryeprokurorin e Pergjishem Adriatik LLalla dhe Drejtorin e SHISH Z Visho Ajazi VEPRO TANI..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kuriozitete dhe pesë këngët pop më të mira të javës

Bruno Mars, që i vogël, punonte si imitues profesional i Elvis Presley-it
Më tepër

Kryeministi kinez fillon vizitën në Indi

Problemet në rajonin kufitar të Himalajeve dhe shkëmbimet tregtare, në qendër të vëmendjes
Më tepër

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Hollivudi, nga tokë bujqësore në Perandori të filmit

Gjatë periudhës së viteve 1920, Hollywoodi ishte ende duke u transformuar nga të qenit një tokë bujqësore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive