E mërkurë, 30 korrik, 2014

Lajme / Evropë

Parlamenti bullgar miraton dorëheqjen e qeverisë

Protestat kundër kostos së lartë të energjisë elektrike, korrupsionit dhe masave shtrënguese ishin shkas për dorëheqjen e saj

Parlamenti i Bullgarisë pranoi sot dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Boiko Borisov pas protestave të dhunshme që përfshinë vendin për shkak të faturave të larta të energjisë elektrike, korrupsionit dhe masave shtrënguese.

Parlamenti i Bullgarisë pranoi sot dorëheqjen e qeverisë, pas një vale protestash të dhunshme kundër faturave të larta të energjisë elektrike, duke i hapur rrugën mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme dhe duke theksuar zemërimin në Evropë ndaj rritjes së dobët ekonomike dhe masave shtrënguese financiare. 209 deputet votuan në favor të dorëheqjes së qeverisë, 5 votuan kundër dhe 1 abstenoi.

Kryeministri në largim, Boiko Borisov, i cili kishte fituar mbështetjen e  investitorët duke shkurtuar deficitin  buxhetor, tani po ballafaqohet me vështirësi për rifitimin e besimit të votuesve të lodhur nga varfëria e vazhdueshme dhe korrupsioni.

Rreth 2 mijë njerëz u mblodhën para parlamentit për të shprehur mbështetjen për zotin Borisov. Presidenti Rosen Plevneliev pritet t’u  kërkojë tre partive më të mëdha parlamentare të formojnë një qeveri e cila do të ketë mandat deri në korrik.

Por partia GERB e Boiko Borisovit dhe Partia Socialiste në opozitë kanë thënë se nuk janë të interesuara të jenë pjesë e një qeverie kalimtare. Dorëheqja e kabinetit qeveritar ka qetësuar situatën pas një jave kaotike të shoqëruar me protesta kundër qeverisë dhe kërcënime të zyrtarëve  bullgarë për heqjen e liçencës së kompanisë çeke të energjisë CEZ. Kompania CEZ është një nga kompanitë më të mëdha në Evropën qëndrore me kapital prej 17, 4 miliard dollarësh dhe protestat kundër kostos së lartë e energjisë elektrike e kanë vënë atë në qendër të vëmendjes.

“Të gjitha ngjarjet që kanë ndodhuar gjatë javës së fundit dëshmojnë se ne kemi një shoqëri civile që nuk fle dhe se idealet tona ekzistojnë”, thotë një protestues.

“Pakënaqësia e njerëzve në Bullgaria ka arritur kulmin. Kjo nuk mund të vazhdojë, ne e kemi hequr Borisovin, i cili ishte problemi më i vogël, por të tjerët janë ende në pushtet, prandaj ne duhet të vazhdojmë luftën tonë”.

Në se përpjekjet për formimin e një qeverie të re dështojnë presidenti Plevneliev mund të kërkojë organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në muajin prill.

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
22.02.2013 11:14
Populli bullgar u ngrit ne protesta per ngritjen e faturave te energjise elektrike nga kompania CEZ dhe Parlamenti bullgar miraton doreheqjen e Qeverise te kryeministrit Borisov..Ndersa ne Shqiperi jo vehtem qe u ngriten faturat energjise elektrike por Qeveria Berisha krijoi piramide si ne 97 midis CEZ dhe Sistemit energjitik KESH dhe Berisha favorizonte te mos paguanin faturat gjysma e popullates veriore sepse Berisha i desh per vota.edhe Qeveria Berisha duhet te jape doreheqje si ajo bullgare..


nga: Hasan nga: Prishtine
22.02.2013 00:36
Cfare prêt populi i Kosoves dhe Shqiperise qe kane te njejtin fatkeqesi si populli bullgar. U lumte bullgareve dhe te vazhdoi mjerimi shqiptareve qe kane frike nga hija e tyre.

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
29.07.2014
Emisioni televiziv Ditari

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Kerry: Rusia nuk dëshiron t'i jap fund konfliktit në Ukrainë

Sekretari i Shtetit John Kerry dje tha se Rusia nuk ka dhënë asnjë dëshmi se ajo me të vërtetë dëshiron t'i jap fund dhunës dhe gjakderdhjes në Ukrainën lindore.
Më tepër

Banka e Shqipërisë: Mungojnë 7 milionë dollarë

Mbrëmë Banka e Shqipërisë publikoi shifrën e parave të vjedhura nga punonjësit e saj. Ajo mbrohet duke e klasifikuar ngjarjen si mos respektim të procedurave nga disa punonjës.
Më tepër

Hamasi kundërshton armëpushimin me Izraelin

Komandanti ushtarak i Hamasit, Mohammad Deif dje hodhi poshtë çdo armëpushim me Izraelin pa plotësimin e kërkesave të grupit.
Më tepër

Pres. Obama njofton sanksione të reja kundër Rusisë

Presidenti Barack Obama njoftoi sanksione të reja të cilat kanë në shënjestër sektorët rusë të energjisë, mbrojtjes dhe financave për shkak të mbështetjes ruse për rebelët në Ukrainë.
Më tepër

Alkoholi, jo i mirë për shëndetin

Pija me masë i bën trupit mirë, por kjo me sa duket nuk vlen në rastin e alkoholit, sipas një studimi të ri të mjekëve britanikë dhe amerikanë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
29.07.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Afghan policemen search people near the house of Hashmat Karzai, the cousin of President Hamid Karzai, at the site of a suicide attack in Kandahar. President Karzai's powerful cousin Hashmat, a close ally of presidential candidate Ashraf Ghani, was killed in a suicide bomb attack, officials said.
  • A Palestinian firefighter reacts as he tries to put out a fire at Gaza's main power plant, which witnesses said was hit in Israeli shelling, in the central Gaza Strip, cutting electricity to Gaza City and many other parts of the Palestinian enclave of 1.8 million people.
  • Canada's Josh Cassidy looks at the scoreboard after competing in Round 1 of the Men's Para-Sport 1500m T54 at the 2014 Commonwealth Games in Glasgow, Scotland.
  • Sushil Kumar of India, below, wrestles with Melvin Bibo of Nigeria during a FS 74kg semifinal bout at the Scottish Exhibition Conference Centre during the Commonwealth Games 2014 in Glasgow, Scotland.
  • Britain's Prince Harry plays with a ball during a visit to the Commonwealth Games Village at the 2014 Commonwealth Games in Glasgow, Scotland.
  • An employee pours water over a doll's head before brushing its hair inside the toy factory owned by Norberto Garcia in Buenos Aires, Argentina, July 28, 2014.
  • On July 26, 2014, from 10:57 a.m. to 11:42 a.m. EDT, the moon crosses between NASA’s Solar Dynamics Observatory (SDO) and the sun, a phenomenon called a lunar transit. A lunar transit happens approximately twice a year, causing a partial solar eclipse that can only be seen from SDO. Images of the eclipse show a crisp lunar horizon, because the moon has no atmosphere that would distort light.
  • Muslims offer prayers at the ruins of the Feroz Shah Kotla mosque on the occasion of Eid al-Fitr in New Delhi, India.
  • A diver performs with sardines as a part of summer vacation events at the Coex Aquarium in Seoul, South Korea.

Interaktive