E mërkurë, 23 prill, 2014

Lajme

Polemika rreth një filmi mbi burgjet në Turqi

"Të burgosurit mbahen në qeli për 23 orë, dhe u lejohet të flasin me të burgosurit e tjerë vetëm një orë në javë", thotë regjisori Huseyin Karabey

TURKEY PRISONS
TURKEY PRISONS
Madhësia e gërmave - +
Një film i ri në Turqi mbi kushtet e rënda në burgjet e “Tipit F” ka ngjallur polemika të ndezura. Në këto burgje mbahen shumë të dënuar për terrorizëm dhe të burgosur politikë. Kushtet e burgimit në mjediset që janë ndërtuar në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, janë bërë objekt shqetësimi në rritje. 
 
Një skenë nga filmi i ri turk “Tipi F”… Është një realizim i përbërë nga 10 filma me metrazh të shkurtër nga disa prej regjisorëve dhe producentëve më të mirë në Turqi për burgjet e sigurisë së lartë të tipit F. Të gjithë filmat përqëndrohet tek efekti shkatërrimtar që ka vetmia e tejzgjatur shpjegon regjisori Huseyin Karabey.
 
"Të burgosurit mbahen në qeli për 23 orë, nuk mund të kontaktojnë të burgosurit e tjerë dhe u lejohet të flasin me të burgosurit e tjerë vetëm një orë në javë. Njeriu është qënie sociale; ky lloj dënimi shkatërron karakterin e të burgosurit. Për individë të fortë, rezultati është një depression i rëndë, më të dobëtit përpiqen të kryejnë vetëvrasje”.


Burgjet e Tipit F kanë përgjithësisht individë të dënuar për terrorizëm ose krime politike, përfshirë komplote kundër qeverisë. Të burgosurit mbahen të vetëm në qeli, ose në qeli të përbashkëta për katër vetë. Ndër ta ka edhe individë që presin të dalin në gjyq. Gazetari Nedim Sener u akuzua për komplot kundër qeverisë dhe u mbajt në paraburgim për 13 muaj:
 
“Mund ta përshkruaj qelinë si një varr prej betoni – thotë ai.  "Një vend ku njeriu lihet të kalbet. Të dëmtohet shikimi, sensi i shijes dhe i prekjes zhduket. Humbet reagimi ndaj ngjyrave. Kanë gjetur një sistem që të vret shpirtin. Pasi del nga burgu, nuk arrin të kthehesh më në jetë”.
 
Burgjet e Tipit F kanë zëvendësuar burgjet e mëparshme që u ngjanin konvikteve dhe kishin marrë nam të keq për kushtet e këqija higjeno-sanitare dhe dhunën mes të burgosurve. Burgjet e vjetra kritikoheshin nga Bashkimi Evropian. Ndërkaq, mjediset në burgjet e Tipit F janë vlerësuar për higjenën si nga BE, ashtu edhe organizatat ndërkombëtare. Por Emma Sinclair Webb e organizatës Human Rights Watch thotë se ka ende plot shqetësime:
 
"Problemi nuk zgjidhet vetëm duke ndryshuar mjedisin fizik. Duhet të ndryshohet edhe regjimi i burgjeve, fakti që shumë njerëz mbahen në kushte izolimi, ku dëmtohet shëndeti mendor”.
 
Filmi synon të ndërgjegjësojë publikun turk për kushtet në burgjet e reja. Regjisorët shpresojnë se filmi do të ndihmojë organizatat turke për të drejtat e njeriut në betejën e tyre për të lehtësuar kushtet e izolimit. Për momentin qeveria ka përjashtuar mundësinë e ndryshimeve, duke vënë në dukje se edhe vende si Shtetet e Bashkuara zbatojnë izolimin kundër kriminelëve të rrezikshëm. Vëzhguesit paralajmërojnë se nuk ka gjasa për reforma në kushtet e një presioni të vogël dhe joefektiv ndërkombëtar, dhe ndërkohë që popullata vendase nuk është e mirë-informuar për problemin.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
22.04.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Vështirësi për marrëveshjen tregtare të Paqësorit

12 shtete në bregun e Paqësorit po negociojnë mënyra për të rritur tregtinë, por arritja e një marrëveshjeje po has probleme
Më tepër

Problemet në reformën e kujdesit shëndetsor

Kostoja e kujdesit shëndetsor ofruar nga plani ipresidentit Obama i ende e lartë për shumë amerikanë
Më tepër

Nju Jorku konsideron pagesë për qeset plastike

Aktivistët e mjedisit thonë se ato janë të vështira për t’u ricikluar, nuk dekompozohen dhe dëmtojnë biosferën
Më tepër

Trupat amerikane, stërvitje në Poloni

Uashingtoni po dërgon gjithsej rreth 600 trupa në Poloni dhe në tre shtetet baltike në përgjigje të tensioneve në Ukrainë
Më tepër

Presidenti Obama fillon një turne aziatik

Sot ai ndodhet në Japoni, në fillim të turneut në katër vende aziatike, ku do të përpiqet t’i bindë aleatët se Uashingtoni është i përkushtuar për ribalancimin e politikave në Paqësor
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
22.04.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A Pakistani customer looks in a mirror before buying a pair of sunglasses from a roadside vendor in Islamabad.
  • A weeping relative of a passenger aboard the sunken Sewol ferry prays as she awaits news on her missing loved one at a port in Jindo, South Korea.
  • Searchers and divers look for people believed to have been trapped in the sunken ferry boat Sewol near the buoys marking the vessel in the water off the southern coast near Jindo, south of Seoul, South Korea.
  • People stand outside the Palace of the Fine Arts surrounded by yellow paper butterflies after a public viewing of the ashes of late Colombian Nobel laureate Gabriel Garcia Marquez in Mexico City, April 21, 2014. Garcia Marquez died in Mexico on Thursday, at age 87.
  • A bride and groom jump for a picture in front of barricades outside a regional government building seized by pro-Russian armed men in Kramatorsk, eastern Ukraine.
  • Afghan day laborers work at a brick factory on the outskirts of Kabul, April 21, 2014.
  • A man with a seagull on his head smiles at tourists near the harbor in Sydney, Australia.
  • Aceh students coat their bodies in mud and roll a globe (symbolizing the Earth) during an Earth Day celebration in Banda Aceh, Indonesia.
  • Britain's Prince William and his wife Catherine the Duchess of Cambridge stand in front of Uluru, a UNESCO World Heritage Site, in the Northern Territory of Australia.
  • Jasmine Josephine loses her wig as she walks across the stage during judging at the 35th annual Drake Relays Beautiful Bulldog Contest in Des Moines, Iowa, April 21, 2014.

Interaktive