E shtunë, 25 tetor, 2014

Lajme / SHBA

Vendi i Presidentit George W. Bush në histori

x
Jim Malone
Përurimi i Bibliotekës dhe Muzeut Presidencial George W. Bush të enjten në Austin të Teksasit me siguri që do të ringjallë debatin lidhur me vendin e këtij presidenti në histori. Anketat e opinionit tregonin se zoti Bush nuk ishte aspak popullor kur u largua nga detyra në vitin 2009. Por sipas disa anketave të kohëve të fundit, miratimi i publikut për të është përmirësuar.

Ish presidenti George W. Bush gjithnjë ka këmbëngulur se atë nuk e kanë shqetësuar kurrë anketat e opinionit, madje ka thenë se historia do të jetë gjykatësi  i fundit i presidencës së tij. Në ceremoninë e përurimit të bibliotekës së tij presidenciale, zoti Bush tha se shpreson që administrata e tij një ditë të mbahet mënd për punën e saj për përhapjen e lirisë në botë.
 
“Erërat politike fryjnë nga e majta dhe nga e djathta. Anketat e opinionit ulen dhe ngrihen. Përkrahësit vijnë dhe shkojnë, por në fund të fundit, udhëheqësit përkufizohen nga bindjet e tyre”.
 
Historianët thonë se presidentët mund ta kenë të vështirë t’i shpëtojnë gjykimit të historisë apo të përpiqen ta ndryshojnë atë sapo largohen nga Shtëpia e Bardhë. Bruce Buchanan është profesor i shkencave politike në Universitetin e Teksasit dhe ekspert i presidencave. Ai thotë se ish presidenti Bush përballet me vështirësi të mëdha në përpjekjet për të ndryshuar perceptimin rreth administratës së tij me kalimin e viteve, veçanërisht kur bëhet fjalë për luftën në Irak.
 
“Nëse Iraku bëhet lulja e demokracisë, që do të lulëzojë pas 20, 30 apo 40 vjetësh dhe përhapet në pjesën tjetër të Lindjes së Mesme, ka shumë të ngjarë që vendimi tepër kontradiktor i presidentit Bush për të ndërhyrë në Irak pa provokim të harrohet. Për momentin është vështirë që kjo të parashikohet me me siguri dhe me bindje të plotë”.
 
Kur zoti Bush u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar të vitit 2009, mbështetja e publikut për të ishte 33 për qind. Por anketa më e fundit e opinionit e zhvilluar nga gazeta Washington Post dhe rrjeti televiziv ABC tregon se kjo mbështetje është rritur në 47 për qind, duke u dhënë përkrahësve të tij një farë shprese se imazhi i tij do të përmirësohet me kalimin e kohës.
 
Edhe ish presidentët Harry Truman dhe Richard Nixon u larguan nga Shtëpia e Bardhë nën një mjegull politike. Zoti Truman nuk ishte popullor për shkak të luftës në Kore, ndërkohë që zoti Nixon u detyrua të jepte dorëheqjen për shkak të skandalit Watergate.
 
Me kalimin e viteve, miratimi i publikut për zotin Truman u përmirësua, por kjo nuk ndodhi në rastin e ish presidentit Nixon. Historianët thonë se George W. Bushi shpreson që popullariteti i tij pas presidencës të pasojë modelin Truman.
 
Historiani Richard Norton Smith thotë se shpesh ish presidentët bëhen më popullorë me kalimin e viteve, veçanërisht në epokën e informacionit modern. Zoti Smith thotë se kjo nuk ishte e vërtetë për shumë presidentë amerikanë në vitet e para pas krijimit të Shteteve të Bashkuara.

“Aleksandër Hamiltoni në Letrat Federaliste shkruante mbi shqetësimin e tij se ish presidentët do të bëheshin si fantazma, që sillen rrotull dhe bezdisin pasardhësit e tyre, duke mos pasur asgjë tjetër për të bërë. Fakti është se në rreth 100 vjetët e parë pas krijimit të republikës, kjo ishte deri diku e vërtetë”.
 
Në historinë moderne, ish presidentë si Herbert Hoover, Jimmy Carter dhe Bill Clinton ia kanë kushtuar jetën shërbimit publik. Zoti Hoover, për shembull, kryesoi përpjekjet për të luftuar urine në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Bruce Buchanan thotë se disa prej presidentëve më pak të sukseshëm në detyrë kanë qenë në gjendje të përmirësojnë reputacionin e tyre me punën që kanë bërë pasi janë larguar nga Shtëpia e Bardhë.

“Shumica e librave, që vazhdojnë të shkruhen rreth ish presidentit Carter nuk janë aspak positivë lidhur me presidencën e tij, por ai po shikohet gjithnjë e më shumë si ish presidenti më i mirë në historinë amerikane dhe kjo për arsye të punës së tij të madhe pas largimit nga Shtëpia e Bardhë”.
 

Presidenti Barack Obama mori pjesë të enjten në përurimin e Bibliotekës Bush në Teksas dhe ka mundësi që t’i kenë kaluar në mëndje ide rreth së ardhmes së tij si ish president. Në bazë të kushtetutës amerikane, zoti Obama nuk lejohet të kandidojë për një mandat të tretë e prandaj do t’i bashkohet ‘klubit të ish presidentëve’ kur të përfundojë mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit 2017.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: shqiptar
06.05.2013 08:18
Lavdi zotit ne historine e SHBA kane fryre gjithmone ererat e demokracise liberale. Asnjehere nuk jane ndjere ererat e te majtes apo te djathtes ekstreme si ne Evrope.
Eshte kjo pikerisht arsyeja qe bota e sheh SHBA si nje tempull te demokracise.
Evropa provoi diktatura kriminale naziste e komuniste.
Nese per diktaturat naziste u ngriten gjyqe nderkombetare qe i denuan kriminelet e saj, shume pak eshte bere per te denuar krimet e regjimeve diktatoriale komuniste te zgjatura deri ne gjysem shekulli. Kjo mund te krijoje premisat per rrezikun e revanshit komunist, qe ne shqiptaret qe provuam diktaturen me te eger staliniste ne Evrope, po e ndjejme edhe pas 22 vitesh te shembjes se saj.
Nje ere sado e lehte majtiste ne SHBA, do te inkurajonte revanshin komunist ne Shqiperi.


nga: ahmeti nga: tirane/shqiperi
03.05.2013 09:55
Presidentet Bush(babe e bir) do kujtohen gjate ne historine boterore,si mbeshtetes se demokracise ne boten arabe e kudo.!
Duke rrezikuar reputacionin e tyre perkohesisht,ata shkaterruan cerdhen e diktatorit Sadam Hysein-rrezik real per boten demokratike.Ndaj bota do ti kujtoje gjate per keta veprime ne interes te demokracise e lirise perjetesisht.
Nga ana tjeter,jemi mirenjohes edhe per mbeshtetjen e shqiptareve ne Shqiperi-Kosove qe presidentet Bush(babe e bir) por edhe qe nga i pa harruari Georg Washington(me 50% gjak shqiptar) pastaj nga Presidenti Willson ne vitet e veshtira te Shqiperise 1919-1920, nga Presidenti Klinton,duke luftuar Milloshevicin-diktator i Ballkanit, e duke i sjelle lirine pas 100 vjetesh popullit shqiptar te Kosoves,Presidentit Bush duke e njoh Kosoven shtet i pavarur,duke pranuar Shqiperine ne Nato, etj. Ndaj edhe populli shqiptar i ka perjetuar ata me monumente e emra rrugesh ne sheshe te Shqiperise e Kosoves. Perjete mirenjohes atyre burrave te dale nga aia popull-kampion i demokrecise e lirise ne Bote..! Ing. Ahmeti


nga: Ajet Delaj nga: New York
30.04.2013 01:58
Familja e madhe Bush eshte e nderuar dhe respektuar ne mendjet e zemrat e shqiptareve kudo jetojne ata. Suporti i Bushit Father per demokracine e re shqiptare dhe vendosja e vijes se kuqe per Milloshevicin ne Kosove nuk do harrohen lehte, dhe kete vije e shnderroj ne liri per Kosoven Presidenti Clinton
Nese Bushi Father vendosi vijen e kuqe Xhorxh W. Bush ishte i pari presidet i botes qe e njohu Kosoven sapo ajo shpalli pamvarsine dhe shtroj rrugen e sigurte per ta pranuar Shqiperine ne NATO gje qe e filnalizoje Presidenti Obama.
Per shqiptaret lavdi Zotit te tere Presidentet qe me Presidentin Willson kane bere dicka mdhore per kombin e vogel Shqiptar. Zoti e bekofte Ameriken e Presidentet e saje.


nga: Agim nga: USA
29.04.2013 00:41
Kam pasur kenaqsine te kontribuoj monetarisht per ndertimin e kesai biblioteke.Presidentet Bush,I Vjetri dhe I BIri jane padyshim miq te vyer te shqiptarve qe ne keto 25 vjet kane dhene kontribut te vyer per demokracine,pavarsine dhe te drejtat kombetare ne trojet e banuara nga shqiptaret.Konsolidimi i demokracise ne Shqiperi dhe Pavarsia e Kosoves vec te tjerave do te mbajne firmen e Busheve.Nderime.


nga: arberi nga: tirane
28.04.2013 19:06
Po.presidenti bush do mbahet mend per per lirine qe u solli popujve ne bote.Nje nderta lirine e kosoves dhe njekohesisht duke ndihmuar demokracine shqiptare te ozurpuar nga greket duke ju a dhene shqiptareve me 2005.Per ne demokratet shqiptare ti dhe familja jote zini vend ne piedestalin e lirise se kombit tone.Mireqenie,begati dhe pushtet paste familja bush,se me to fitojne liria dhe demokracia ne bote.


nga: Xhelali nga: Ferizaj
28.04.2013 18:25
Etapa e administratës së presidentit Xhorxh W. Bush, ka qenë njëra ndër administratat që më së shumti ka kontribuar në përhapjen e lirisë, në zhvillimin e të drejtave të njeriut në botë. Presidenti Xhorxh W. Bush do të mbahet në mendje të gjatë për përkushtimin e tij në krijimin e vlerave demokratike, fuqizimin e tyre dhe koordinimin e të gjitha aktiviteteve shtetërore të brendshme dhe të jashtme në mënyrë që shumë popuj të jetojnë të lirë dhe në paqe.
Unë, personalisht fotografinë e presidentit Bush dhe të disa personaliteve kombëtare, tash më i kam vendosur në albumet e mia të kujtimeve dhe fëmijëve të mij do t’u spjegoj për rëndësinë që ka pasë dhe do të ketë në të ardhmen miqësia jonë me Shtete e Bashkuara të Amerikës.
Zoti i bekoftë SHBA-të, Zoti e bekoftë presidentin Xhorxh W. Bush.

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
24.10.2014

LAJME

Serbi, reagime pas vendimit të UEFA-s

Disa banorë të Beogradit i bënë thirrje qeverisë serbe të marrë masa kundër huliganizmit në stadiumet e Serbisë
Më tepër

Dyshime se ISIS ka përdorur gaz klorinë

Sipas burimeve të ndryshme në median amerikane dhe irakiane, militantët detonuan gazin me bomba artizanale
Më tepër

Putin: Nuk shoh vullnet për dialog nga Kievi

Presidenti rus foli të premten nga qyteti I Soçit pas një bisede telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel
Më tepër

Vendimi i UEFA-s, reagime në Tiranë

Federata e futbollit njofton se do ta ankimojë cështjen. Kryeministri Rama: Uefa i hoqi një minus të madh vetes përballë racizmit dhe dhunës
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A part of a traditional wooden Christmas nutcracker figure and other wooden parts stand on a table in one of the factory rooms in the Erzgebirgische Holzkunst Gahlenz company in Gahlenz, southeastern Germany. The traditional wooden Christmas figures manufactured in the Erzgebirge mountain region are being sold all over the world.

  • A man watches fighting across the border in Kobani from a hilltop on the outskirts of Suruc, near the Turkey-Syria border.

  • A women works on the CT1SL428, a protective suit for use in handling people infected with the Ebola virus, in a sewing room of Lakeland Industries Inc., in Anqiu, some 500 kilometers south of Beijing, China, Oct. 23, 2014.

  • A dog walks around a sculpture "breaching,"created by artist Michael Greve at the Sculpture by the Sea exhibition in Sydney, Australia. Sculptures created by 109 artists from 16 countries, are displayed across the costal area of Sydney.

  • Britain's Queen Elizabeth presses a button to send her first Tweet during a visit to the 'Information Age' Exhibition at the Science Museum in London.

  • Astana team rider and Tour de France winner Vincenzo Nibali of Italy dressed in a hakama writes the Chinese character of "King" with a giant brush during a calligraphy performance, which is also an exchange event with local students, in Saitama, north of Tokyo.

  • Guests walk along the 'Peak Walk' bridge during a media preview, at the Glacier 3000 in Les Diablerets, Switerland. Built between the Scex Rouge and View Point at an altitude of 3,000 metres (9,800 feet) the 107 m (351 feet) long and 80 cm (31 inches) wide hanging bridge is the first in the world to connect two peaks with one another.

  • Caroline Wozniacki of Denmark serves to Petra Kvitova of the Czech Republic during their WTA Finals singles tennis match at the Singapore Indoor Stadium (picture taken with in-camera multiple exposure).

  • Umbrellas, symbol of pro-democracy demonstrators, hang between footbridges at the protesters' encampment in central Hong Kong, China.

  • Pro-democracy protesters point and scuffle with a man (C) holding a Chinese flag who came to the protesters' barricade to oppose them blocking roads at Mongkok shopping district in Hong Kong.

  • A man uses binoculars to watch fighting across the border in Kobani from a hilltop on the outskirts of Suruc, near the Turkey-Syria border. Kobani, also known as Ayn Arab, and its surrounding areas, has been under assault by extremists of the Islamic State group since mid-September and is being defended by Kurdish fighters.

  • Local people watch as a man beats a traditional drum while participating in a parade to celebrate New Year of the ethnic Newaris in Katmandu, Nepal.

  • Kabuki actor Kyozo Nakamura performs female role of "Fuji-musume," The Wisteria Maiden, during a demonstration at Kabuki Gallery in Tokyo.

  • A farmer carries a fully grown cabbage after plucking it out from the main crop which will be harvested early next month, and used to make Kimchi, at the Chilgol vegetable farm on the outskirts of Pyongyang, North Korea.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.