E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / SHBA

SHBA, beteja për buxhetin

x
Madhësia e gërmave - +
Mil Arcega
Shtetet e Bashkuara mund të kenë shmangur katastrofën fiskale, por analistët thonë se marrëveshja e minutës së fundit e Kongresit në fillim të vitit për të rritur taksat për amerikanët e pasur dhe për të shmangur shkurtimet masive të shpenzimeve ishte vetëm një rregullim i përkohshëm. Tani, edhe pse presidenti Barak Obama fillon mandatin e tij të dytë, një tjetër krizë financiare është pranë - me pasoja mundësisht të rënda për ekonominë më të madhe në botë.
 
Vetëm disa javë pas shmangies së një ndikimi rrënues të katastrofës fiskale - çështja është për një tjetër betejë buxhetore.
 
Qeveria amerikane ka arritur tashmë kufirin e vendosur nga Kongresi të huamarrjes prej 16.4 trilionë dollarësh dhe mund të mbetet pa para nga mesi i shkurtit, nëse nuk lejohet të marrë më shumë hua.
 
Agjenti i bursës së New Yorkut, Benedikt Willis thotë se debati i ardhshëm mbi ngritjen e tavanit të borxhit mund të jetë edhe më i hidhur.
 
"Tani ne do të shkojmë nga bisedimet mbi katastrofën fiskale, në çështje të tjera shqetësuese, si ulja i deficitit dhe ngritja e tavanit të borxhit."
 
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner thotë se çështja kryesore është ajo e shpenzimeve.
 
Z. Boehner është duke kërkuar shkurtime të mëdha të shpenzimeve në këmbim të ndonjë marrëveshje për të rritur kufirin e borxhit.
 
Por Presidenti Barak Obama e quan këtë kërkesë, të  papërgjegjshme.
 
"Nëse republikanët e Kongresit refuzojnë të paguajnë faturat e Amerikës në kohë, pagesat e sigurimeve shoqërore dhe kompensimet për veteranët do të vonohen. Ne nuk mund të jemi në gjendje të paguajnë trupat tona ose të plotësojmë kontratat me pronarët e bizneseve të vogla."
 
Qeveria nuk do të jetë në gjendje të paguajë as interesin mbi borxhet e saj - duke krijuar trazira masive në tregjet botërore.
 
Por analistët thonë se dëmi tashmë është bërë. Këshilltari financiar Frank Reilly foli me Zërin e Amerikës përmes Skajpit.
 
"Nëse keni biznes dhe jeni gati për të punësuar 100 punëtorë të rinj, por nuk jeni të sigurt se çfarë do të ndodhë me tavanin e borxhit, ju do të prisni derisa kjo situatë të kalojë. Pra, ndërsa Kongresi grindet, çdO gjë në këtë drejtim mbetet e bllokuar."
 
Beteja e fundit për buxhetin në vitin 2011 rezultoi me uljen e parë të besueshmërisë për borxhe të Shteteve të Bashkuara.
 
Edhe pse investitorët vazhduan të blejnë bono thesari amerikane, Marc Goldwein në Komisionin për kontrollin e buxhetit federal, thotë se një tjetër çrregullim mund të dëmtojë kredibilitetin e Amerikës
 
"Një ulje e shkallës së kredibilitetit nga 3A në 2A nuk ka shumë efekt. Vetëm tregon se bonot e thesarit nga shumë të mira tani vlerësohen në të mira."

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner e pranon se pasojat e mosrritjes së kufirit të borxhit janë reale, por ai thotë se kështu janë edhe pasojat që e lejimit të moskontrollit të shpenzimet e vendit.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Emmelie de Forest fituese e Eurovisionit

Këngëtarja daneze debutoi me këngën e muzikës pop folk të titulluar Only Teardrops.
Më tepër

Provat me raketa të Koresë së Veriut

Kreu i Kombeve të Bashkuara shpreson se Korea e Veriut do të heqë dorë nga provat me raketa
Më tepër

Siri: Trupat qeveritare hynë në qytetin Kusairit

Aktivistët sirianë të të drejtave të njeriut thane se forcat e sigurisë intensifikuan sulmet në Kusair gjatë ditës, duke goditur me artileri dhe avionë luftarakë dhe duke shkatërruar shtëpi
Më tepër

SHBA: Një fiitues për llotarinë 590.5 milionëshe

Zyrtarët e lotarisë thane se bileta e vetme fituese e cila është blerë në një dyqan në Florida. Fituesi nuk ka është deklaruar ende
Më tepër

Liria e shtypit përballë sigurisë kombëtare

Debati për këtë temë është rihapur pasi Departamenti i Drejtësisë kontrolloi telefonatat e Associated Press
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive